Home KRYESORE Ja përse duhet të hetohen inceneratorët. Nga Enriko Ceko

Ja përse duhet të hetohen inceneratorët. Nga Enriko Ceko

Inceneratorët në Shqipëri duket se janë kthyer në një piketë a varkë shpëtimi për të tërë ata që ju duket vetja se mund të arrijnë ndonjë post të rëndësishëm politik në të ardhmen dhe për të tërë ata që kanë bërë zullumet më të mëdha në ekonominë shqiptare dhe tashmë këkrojnë kundrapeshë pë rata që janë në pushtet sim jet për të mbajtur balancat, pasi këta që janë në pushtet mund t’u kthehen atyre që kanë qenë më parë në pushtet e t’u nxjerrin në shesh maskara;lëqet që kanë bërë me shumicë me paratë e qytetarëve dhe taksat tona.

Kur unë, përpara shumë vitesh, ngrita zërin në lidhje me procesin e licensimit të inceneratorëve, me argumentat se inceneratorët dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe djegin lëndët e para që shërbejnë për prodhimin e plehrave organike, që duhet të prodhohen për t’u përdorur në sektorin e bujqësisë, duke u ofruar me çmime të ulët për fermerët shqiptarë, askush nga këta që sot lehin e ulërasin, nuk hapi gojën.

Pothuajse shumica e atyre që sot lehin e ulërasin për inceneratorët janë në fakt ata që lejuan licensimin dhe ndërtimin e inceneratorëve, duke e ditur fare mirë se këto investime do bëhëshin me paratë e buxhetit të shtetit, që janë paratë e taksapaguesve shqiptarë, dhe tashmë kërkojnë që të lajnë duart si Pilati, e të fitojnë ndonjë medalje në politikë.

Tashmë është përsëri koha që, në lidhje me inceneratorët, të deklaroj se:
Inceneratorët duhet të hetohën për:

  1. Dëmtim të shëndetit të qytetarëve, sepse lëshojnë në atmosferë grimca më të vogla se 25 ppm, që dëmtojne aparatin e frymëmarrjes, aparatin tretës, aparatin e qarkullimit të gjakut, etj. Në botë, në zonat ku janë ndërtuar inceneratorët e gjeneratës së fundit, nuk lejohet banimi dhe veprimtari të tjera jetësore në një rreze 25 km nga inceneratori, sepse është vërtetuar se në një rreze prej 25 km brenda zonës së inceneratorëve frekuenca e sëmundjeve të zemrës, mushkërive, stomakut, etj, është shumë më e lartë se në zonat ku nuk ka inceneratorë. Gjithashtu, në lidhje me këtë investim në Shqipëri askush nuk është në gjendje të deklarojë për cilësinë e makinerive (djegësve) që janë instaluar në inceneratorë, aq më shumë që ka të dhëna se makineritë që janë instaluar në Shqipëri janë demontuar nga vende të Evropës lindore si inceneratorë të gjeneratave të kaluara, që shumë janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut.
  2. Mos realizim i funksionit dhe objektit të licensimit. Në Shqipëri inceneratorët janë licensuar për prodhim energjie elektrike dhe nuk kaneëprodhuar asnjë këh. Me atë shumë parash mund të ishin ndërtuar dy a tre hidrocentralë të mëdhenj apo edhe rreth 8 – 10 hidrocentralë të vegjël ose dy a tre parqe për prodhimin e energjisë diellore dhe eolike.
  3. Korrupsion masiv me paratë e Buxhetit të shtetit. SPAK me qëllim apo pa qëllim devijon hetimet vetem të korrupsioni individual apo në grup, edhe këtu jo korrupsion me përmasa të mëdha në dëm të Buxhetit të shtetit, por thjesht korrupsion, duke lënë pas dore faktin se procedura e licensimit e përdorur për këto investime devijoi me qëllim idenë e përdorimit të parasë publike për përfitime individuale apo të një grupi kriminal shumë të rrezikshëm, pasi ky lloj licensimi ka sjellë një precedent shumë të rrezikshëm, me të njëjtat përmasa dhe me pothuajse të njëjtën natyrë si edhe firmat piramidale, në ekonominë shqiptare dhe jo vetëm.
    Pra:
  4. SPAK le pas dorë licensimin e inceneratorëve edhe pse dihet që ata dëmtojnë shëndetin e qytetarëve. Në këtë pikë, lehtësisht sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ata që kanë dhënë licensat për ndërtimin e inceneratorëve, mund të akuzohen për trerrorizëm dhe dëmtim në masë të shëndetit të qytetarëve.
  5. SPAK le pas dore faktin se licensat e inceneratorëve u dhanë për prodhim energjie elektrike dhe jo thjesht për djegie mbetjesh urbane. Mbetjet në Shqipëri janë kryesisht mbetje organike që kanë fuqi kalorifike të ulët dhe për këtë ato nuk shërbejnë për djegie. Janë mbetjet industriale ato që shërbejnë si lendë e parë për inceneratorët, pasi kanë fuqi kalorifike të lartë, sepse janë mbetje të ngurta, por në Shqiperi nuk ka mbetje industriale, pasi në Shqipëri ka fare pak sipërmarrje qe operojnë në sektorin e industrisë së rëndë. Edhe mbetjet spitalore në Shqipëri janë në sasi të vogël dhe për to ka disa djegës të vegjël në dy a tre qytete të mëdha të vendit, kështu që edhe këto mbetje nuk shkojnë për incenerim.
  6. Edhe hetimet për korrupsion në lidhje me inceneratorët janë devijuar jo profesionalisht në një drejtim që nuk të çon në zgjidhjen e problemit, sepse le të supozojmë se u kapën “armiqtë dhe tradhëtarët e ata që kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit”.
    Inceneratoret do vazhdojnë të djegin?
    Inceneratorët do vazhdojnë të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve?
    Inceneratorët do vazhdojnë të sjellin dëme në bujqësi, pasi do vazhdojnë të djegin mbetjet organike qeë janë lënda e parë për prodhimin e plehrave organike me anë të procesit të kompostimit?
    Në këtë pikë ajo që më bën më shumë përshytypje është fakti se edhe pse në Shqipëri ka më shumë se 10.000 specialistë bujqësie që e dinë fare mirë se ç’farë është kompostimi, dhe si prodhohen plehrat organike, asnjë prej tyre nuk e hap gojën. Në Shqipëri ka dy universitete me profil bujqësor dhe asnjë pedagog në këto universitete nuk e hap gojën për këtë çështje. Duket se u ka hyrë frika në palcë, ose janë të blerë nga pushteti. Ose jetojnë me frikë dhe për këtë nuk kanë përse të jetojnë se me frikë nuk jetohet, ose janë të shitur te pushteti dhe për këtë nuk e meritojnë të mbajnë emrin pedagog universiteti.
    E pra, SPAK nuk je kurrkund në lidhje me inceneratorët.
Share: