Home Gjeo-Ekonomia “Kam qenë një nga kundërshtarët më të egër të Ramës”/ Zgjedhjet në...

“Kam qenë një nga kundërshtarët më të egër të Ramës”/ Zgjedhjet në Himarë, Tavo për CNN grek: Ftoj Gjikurinë të bëhet nënkryetar bashkie

Vangjel Tavo, kandidati i mazhorancës për zgjedhjet në Himarë, ka deklaruar se duhen krijuar zgjidhje, jo kriza.

11 ditë më parë, “i zgjedhuri” i Edi Ramës, siç e quajnë shumëkush, vendosi të japë dorëheqjen nga posti që kishte për të kandiduar në zgjedhjet bashkiake të Himarës, me të cilin deklaroi se vendimi i tij erdhi “pas një propozimi të kryeministrit dhe diskutim me të për këtë bashki, çështje të cilat kanë krijuar shumë herë edhe kriza, jo vetëm në Himarën, por kanë kaluar kufijtë, madje duke ngrirë marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve Greqi-Shqipëri.

Në një intervistë për CNN grek, Tavo, i cili ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pohon se ai ishte një nga zërat më të fortë kundër politikës së Edi Ramës, duke nënvizuar se për 14 vite ata nuk janë marrë vesh politikisht mirë me njëri-tjetrin.

“Unë kam qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të ashpër të Ramës. Ai më ftoi vetë që të zgjidhja disa çështje sepse, me sa kuptoj, ekziston edhe vullneti i tij për t’i zgjidhur këto probleme që të mos jenë më pengesë për ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ai.

Ai rrëfen se ka marrë një telefonatë nga kryeministri që i ka kërkuar të jetë kandidat duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të gjatë politike de eksperiencën në menaxhim.

Sa i përket kandidatit nga opozita, kundërshtarit të tij për drejtimin e Himarës, Petro Gjikuria, Tavo ka një propozim për të.
“Nëse ai humbet dhe dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për të ndihmuar Himarën, e ftoj të bëhet nënkryetar i Bashkisë Himarë.

360grade.al

Share: