Home KRYESORE “Koha ime je ti”

“Koha ime je ti”

Nga Arsinoi Zengo Kallco

Nuk doja ta ktheja kohën pas
Edhe pse rininë e kisha kaluar
Për mua nuk kish rrëndësi aspak
Dashurinë se kisha provuar!

Nuk doja të tregoja pse-në
Do më bënin të çmëndur
Përvojat i kisha mbi supe të sigurta
Majë gishtave trëndafila shkruaja!

Nuk doja ti ktheja pas ditët me re
Dhe as ditarin me gërma të korrigjuara
Një çupëz sditi të dashurojë
Një zonjëz dashuroi pa nguruar!

Do të ndajla kohën tani
Mos shkonte më tutje për mua
S’doja të filloja të rrëfej përsëri
Ato që tani fillova të tregoja!

Unë jam shpirt që lulëzon çdo ditë
Me ty kopësht dhe lule e zbukurova
Sa mirë jam në këtë pikë
Kohën kurë s’do e ndryshoja!

Arsinoi🕊

Share: