Home KRYESORE PASION. Nga Brixhilda Dede

PASION. Nga Brixhilda Dede

Zë i ulët përkëdhel dëshirën.
Në natë me hënë, në qiell të plotë.
Dritë argjendare reflektohet mollzash të zjarrta, Pasionesh të kuqe, buzësh rozë.

I lirë trupi ngjitet hapësirash.
Me rahje të shpeshta, me gjak të ngrohtë.
Qielli, blu i errët i thellë,
shkëlqen në yje e meteorë.

Në bar të njomë shtrirë medalioni i hënës.
Gjithçka përeth buzëqesh, këndon.
Frymës së zjarrtë mes drithërimash,
Pa menduar, të adhuroj!

Kujtime të ëmbla pasionante përkëdhelin,
degë të blerta, pemë të gjelbërta.
Fustan harrnuar, valësh të ëmbla deti,
Qëndroj në pritje, të një pushtim shpirti!

Brixhilda Dede

Share: