Psikika e mjegulles
Kishte rene mjegull. Doli ne dritare. Ai ishte rreth te 55 -tave tani. La goten e veres ne cepin e saj. Nje zog i pergjumur qendronte ne telin elektrik. Frynte nje ere e ftohte vjeshte . Po shihte ngadale renien e nje gjetheje.U drodh. Pothuajse ,kishte arritur gjithcka.Ishte nje nga politikanet me te njohur. Kishte nje reputacion te mire. Ishte i sukseshem, kishte bere qejf dhe haengje. Kishte para ,por kishte dicka ne vetdijen e tij , qe nuk e bente te ndihej rehat. Shkoi poshte ne depon e bodrumit.Zbriti shkallet i shqetesuar.
-Cfare kam?-mendoi i nervozuar.
-Sot e gjeti?-shtoi gjithe sekelldi.
Ishte datelindja e tij.
Hapi ngadale deren e bodrumit.U fut brendaMe pas hapi driten edhe pse ishte mbasdite.Nga dritarja e korridorit fryu era dhe fershkelleu neper dhomen e bodrumit.Verejti llampadarin,qe po tundej ne ajer.
U drodh nga frika.Ktheu kohen pas ,kishte harruar deren hapur.E mbylli shpejt dhe shkoi te dollapi.Terhoqi gazeten e disa viteve me pare.Po i dridheshin duart.Mori force dhe e hapi.Pa Adelen ne foton e stampuar.Lexoi titullin lart:Piktorja e talentuar hap ekspoziten e saj te pare.E mbeshtolli i nervozuar ne dore dhe u ul ne kolltuk.Mbylli syte.I erdhen ne mendje fjalet kur i kishte shkruar disa vite me pare : Vri veten!
Iu mblodh nje lemesh ne gryke.
Athere kur ia thashe nuk e kisha kete ndjesi,-mendoi.
-Ç’po ndodh? -peshperiti i bere qull ne djerse.
Liroi kravaten.Zbertheu kopsat e para te kemishes.Po i zihej fryma.
Mori fryme thelle dhe u mundua te qetesohej ne kolltuk me syte mbyllur.
Ndenji ashtu pak minuta.Hapi muziken.Po degjonte Maria Callas. E zuri nje dreme gjumi.U gjend ne nje pyll te mbulluar me mjegull.
Vende- vende dukeshin trungjet e shkreta te pemeve.
Hodhi tre hapa,kemba i kapi ne nje dege te thate.Uli poshte syte.Pa degezen poshte kembes se tij te therrmuar.
I erdhi ne mendje zeri i Adeles.
-Me therrmove shpirtin!
E shperfilli zerin dhe vazhdoi te ecte me koken plumb dhe gjoksin qe i digjte.
Mjegulla sa vinte dhe dendesohej.Ishte erresire.
-Ndoshta eshte rruga e fundit,-mendoi,-apo ndoshta keshtu ka qene e gjithe udha ime.Nuk po e kuptonte.Tani qe ishte drejt pleqerise i kishte mbyllur ne nje sirtar te gjitha,atje ne fund te shpirtit ,gjera qe nuk duhet te dilnin,as t’i shihte.E kishte bere vite me radhe,kishte triumfuar mbi dhembshurine e tij.
Po,tani,cfare ishte ishte kjo ere e marre qe ia nxorri te gjitha deri te gryka e tij keto gjurme kujtimesh qe po e mbysnin.
Psheretiu.
U mundua te qetesohej.
Pa syte e nje ujku pas nje dellinje.Degjoi ulerimen e tij .
Me pas erdhen dy ulerima edhe me te forta.U mblodh sa nje grusht.U ul ne toke.Po ecte kemba-dores.Verejti nga ana tjeter e pyllit.
Lugina ishte e gjate. Poshte ishte nje perrua gati i shterur me zall gri ,me disa gropa te vogla me uje dhe i mbuluar me marre dhe dellinja te dendura.
U ngrit.Shpejtoi hapat ,u gjend poshte nje marreje. Zeri i ujkut u shua.I erdhen ne mendje syte e tij .U trondit nga zjarri i sfides.
Ndenji pak ashtu,sa mori veten.Syte e ujkut dhe ulerimat nuk po i hiqeshin nga mendja Po i merrej mendja .U mbeshtet me duart qe i dridheshin ne trungun e nje merreje.Mori fryme.Verejti poshte zallin e holle.
Iu shfaq vetja femije,buze zallit te lumit.
I erdhen ne mendje ,fjalet e babit:
-S’di te besh asgje! Deshtak!
E shpuan si plumb tej per tej keto fjale. Mbushi duart me guret e perroit i shtrengoi fort,sa i dhemben duart. Filloi te qaje si femije.
-Do kaloje,-tha,-do kaloje. U mundua te mbushej me fryme.
Mori nje gur e hodhi ne gropen me uje te perroit.U degjua nje zhurme kercitese qe me pas erdhi dhe u shua.
Pastaj ,mori nje gur tjeter dhe e hodhi mbi nje lule gjysme te thare,ku me pas ajo u keput.
Ngriti vetullat i nervozuar dhe iku me te shpejte qe andej.
U gjend te lugina e dyte..
vazhdon…
(doreshkrime ne proze)