Nga Arsinoi Zengo Kallco
Përse në ëndrrat e mia të shoh
Mos vallë vjen të torturosh shpirtin
Apo mos vjen të më tërheqësh zvarrë
Zemrën ma gjakos me mallin plot zjarr!
Fantazma me emrin dashuri
Mëkati nuk më tremb me ëndrra
Unë me ty bëj dashuri gjithsesi
Perdet e mëndafshta, pres të futesh ti!
Ohhh dashuria ime e pamundur
Më përkëdhel ëmbël me dhimbje
Qiejt donin të dashuroja unë
Fatin kishin vendosur me bindje!
Se unë kështu di të dashuroj
Planete vërtiten mes qënies time
Ti më quan jashtëtokësor
Mësoje se unë jam qënie dashurie!