Shumica dërrmuese e njerëzve kanë nevojë për lajme të lehta në verë, çështje fiziologjike. Lajmet e “show bizit” shqiptar zênë një hapsirë të veçantë dhe janë vërtetë tepër zbavitëse..
Psh. reperët Noisy ( me y në fund) dhe Stresi rrahën njê personazh tik toku nê Pejë dhe ishin në ndjekje nga policia. Në shenje solidariteti për kolege të të njejtit lloj “show bizi”, Alban Skenderaj bën apel; liroooni Noisyn e burgosur
Oleni i Porto Palermos ekzotike del e jep para kamerave shembullin personal bashkë me Belindën se si te mbajme paster ambjentin rreth kalasë.. Një ditë tjetër jep shfaqje me violine elektrike tek barka lluksoze e Fevziut, e parkuar tek moli i peshkarexhave të Porto Palermos.. Prisja nga Oleni të thoshte për etikë dy fjalë për sa e sa vuajtës nga regjimi komunist nê atë kala. Por hiç, ahengu must go on..
Nga ana tjeter në një ekspozitë intelektuale mbi historinë e artit pamor shqiptar, në krah të pikturës “Epika e yjeve tê mëngjesit” të Edison Gjerkos, i cili u burgos dhe u dënua për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor me tetë vjet burg, pikërisht për këtê vepër me tendencê moderniste, ndodhet fare pranê njê skulpturê e Kristaq Ramés artist i realizmit socialist, pêrfaqêsues i aparatit represiv ( Komiteti Qendror i PPSH-s) që dënoi pikërisht artistin modernist Edision Gjerko..
Për tê ardhur tek Lal Inceneritori i cili bashkë me aktorët me A të madhe, Artan Imami, Alfred Trebicka, Arben Derhemi & co inspektojnê punimet e themeleve të Teatrit Kombëtar, pikërisht në vendin ku policia e Lalit me urdhër nga d’Rama dhunoi kolegët e aktorëve të mësipërm..
Ndërkohë banorët e Thumanês që dalin nê protestë dhunohen nga policia ndonêse Shteti dhe konçesionari 1.3 miliard eurosh i kanë lënë pa rrugë aksesi, enigma e shekullit të divorcit midis Bes Kallakut dhe Xhensilës bëhet akoma më enigmatike..
Uroj qê kjo verë zbavitëse me yjet e “show bizit”shqiptar të mbyllet me një intervistë të investorit strategjik Gaz Paja me Mirela Kumbaron mbi arritjet e turizmit, psh. nê Vlorê ku pas 10 ditësh u fik zjarri i plehrave që digjen lirshëm mes qytetit, flakët e Shëngjinit që u fikën falë dhe aeroplanit Slloven, apo shfuqizimin e ligjit që e lë Shqipërinë pa zona të mbrojtura natyrore ( por kjo është çeshtje politike mos ti bezdisim yjet)
Ahengu must go on yje…