Home KRYESORE Kryevepra që mat kohën, “Pasioni Primordial” nga Pirro, manifesti më i lartë...

Kryevepra që mat kohën, “Pasioni Primordial” nga Pirro, manifesti më i lartë artistik dhe teknologjik

Nga Bujar Vani

NJË KRYEVEPËR QË MAT KOHËN ME KULTUREN SHQIPTARE. Ora “Pasioni Primordial” PirroOra ka shërbyer gjithmonë si një simbol i dualizmit mes përkohësisë dhe vazhdimësisë së ekzistencës njerëzore. Përmes evolucionit të saj ndër shekuj, ora ka pasqyruar jo vetëm progresin teknologjik, por edhe atë kulturor të njerëzimit, duke u kthyer në një shenjë të suksesit dhe statusit social. Krijimi i një ore nuk është thjesht një proces teknik, por një dialog me konceptet filozofike të kohës dhe hapësirës. “Pasioni Primordial” nga Pirro Ruço nuk është thjesht një orë, por një manifestim i lartë artistik dhe teknologjik, një kryevepër që i tejkalon kufijtë e të zakonshmes.

Mund të jetë një imazh i orë dore dhe teksti

E prodhuar në Shqipëri, kjo orë përfaqëson një sintezë perfekte mes mjeshtërisë artistike dhe përsosmërisë mekanike. Nën kubën e kristalit, “Pasioni Primordial” shfaq 16 figura të arta, ku 12 prej tyre janë kërcimtarë që simbolizojnë lidhjen dor më dorë me traditat epike të rajoneve shqiptare. Në qendër, katër instrumentistë janë të ulur në krahët e shqiponjës simbol që përfaqëson boshtin identitar të këtij krijimi të bukur. Shqiponja nuk është thjesht një element dekorativ, por një alegori e thellë filozofike, e cila ngërthen unitetin dhe trashëgiminë kulturore të një populli. Instrumentistët që luajnë melodinë e identitetit të përjetshëm, duke lidhur shpirtin e këtij krijimi me rrënjët e lashta shqiptare. Ndërsa shqiponja qëndron si shpirti i përjetshëm që ruan zemrën e këtij identiteti.Mekanizmi preçiz i krijuar në bashkëpunim me Agenhor garanton një saktësi olimpike, ndërsa mozaiku i fushës së orës, i përbërë nga 1,500 pllaka të qelqit Murano, me 64 prerje të ndryshme dhe 8 tonalitete të ngjyrës kuq e zi, trikolorshja arbërore krijon një spektakël dritash dhe refleksionesh. Kasa prej ari të verdhë 18 karatësh, me një diametër prej 46.5 mm dhe lartësi 22 mm, përbën një dimension estetik te veçante. Akrepat, të mbajtur nga kthetrat e shqiponjës qendrore, përfaqësojnë fuqinë dhe qëllimin e lartë të këtij krijimi, duke e kthyer “Pasioni Primordial” në një simbol të kohës dhe unitetit shqiptar.

Mund të jetë një imazh i aromë

Kjo orë nuk është thjesht një instrument matës, por një monument artistik dhe filozofik, një testament për nivelin e lartë të mjeshtërisë dhe simbolizmit që mbart. Edhe pse e rrallë dhe e çmuar, “Pasioni Primordial” është krijuar për ata që kuptojnë dhe vlerësojnë thellësinë e magjinë që ofron ky thesar unik.Pikërisht për këto arsye, kjo kryevepër është një pretendente e fortë për çmimin e madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër duke shënuar herën e parë që Shqipëria hyn në këtë garë botërore.

Mund të jetë një imazh i orë dore dhe teksti

360grade.al

Share: