Home Gjeo-Ekonomia Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën...

Izraeli bombardon për herë të parë në qendër të Bejrutit, të paktën 12 të vrarë gjatë natës në Liban! Sulmi në lagjen më të populluar

Izraeli kreu një sulm ajror gjatë natës, mes 29 dhe 30 Shtatorit, pranë kryqëzimit Kola, në qendër të Bejrutit. Ky ishte edhe bombardimi i parë në zemër të kryeqytetit libanez, kurse objektiv u bë një godinë banimi. Bilanci paraprak është 4 të vrarë dhe disa të plagosur.

Këtë e raporton “The Guardian”, duke specifikuar se është hera e parë që Izraeli ka goditur Bejrutin jashtë periferive jugore që nga fillimi i luftës. Zhurma e shpërthimit u dëgjua në të gjithë qytetin.

Kalimi Kola është një pikë referimi popullore në Bejrut, ku taksitë dhe autobusët mblidhen për të marrë pasagjerët. Pamjet e para të bastisjes tregojnë dy kate të një pallati të shkatërruar plotësisht. Deri më tani, Izraeli i kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit në periferitë e tij jugore, shkruan “La Repubblica”.

Një dron izraelit qëlloi edhe mbi një grup njerëzish në kryqëzimin e qyteteve Arzoun dhe Chehour në rrethin Tire, të Libanit jugor. Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një i plagosur. Kështu shkruan Al Jazeera.

Kurse sipas raporteve të lajmeve lokale, të paktën pesë persona u vranë pas sulmeve izraelite në qytetin Sahmar, në luginën perëndimore Bekaa. Të gjitha vdekjet i përkisnin personelit të mbrojtjes civile të Autoritetit Shëndetësor Islamik.

360grade.al

Share: