Vitet e fundit janë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur Çamërinë për pushimet e tyre verore, jo thjesht për plazhet mahnitëse për nga bukuria, por edhe për t’u njohur me atë krahinë për të cilën është heshtur kaq shumë. Për të gjithë ata që shkojnë për herë të parë surpriza e madhe është fakti që vendasit u flasin shqip sapo e kuptojnë që vizitorët janë shqiptarë. Por për çudinë e tyre kur i pyesin vendasit nëse janë shqiptarë, përgjigja e tyre është mohuese. Natyrshëm u lind pyetja pse?!
Çamëria e vitit 1944 kishte një popullsi me maxhorancë shqiptare prej të cilëve 26000 ishin musliman dhe 26000 orthodokse. Politika gati 2 shekullore greke që të cilësoj si grek çdo orthodox pavarësisht etnisë preku edhe Çamërinë por këtu grekët ushtruan një presion të pashembullt deri në 1944 nëpërmjet politikave diskriminuese ushtruar ndaj kujtdo orthodoksi që deklarohej shqiptar.
Pas spastrimit etnik në 1944 duke dëbuar shqiptarët muslimanë nga Çamëria, shqiptarët orthodoks të mbetur në Çamëri ishin dëshmitar të masakrave ç’njerëzore dhe kuptuan çfarë ishin në gjendje forcat shtetërore greke për të zbatuar projektin ogurzi të spastrimit etnik dhe të megalo-idesë. Por shteti grek nuk u mjaftua me kaq, shqiptarët orthodox u njohën me një ligj i cili u ndalonte të flisnin gjuhën shqipe në ambjente publike në një rreze 60 km distancë nga kufiri me Shqipërinë.
Nëse do të gjendeshin duke folur gjuhën amtare ata do të dënoheshin me gjoba dhe në raste të përsëritura dënoheshin me burg. Ky ligj nuk kurseu askënd dhe detyroi shqiptarët orthodoks në Çamëri të mos e flasin gjuhën shqipe në publik por vetëm në shtëpi apo vetëm në rreth të ngushtë miqsh të cilëve u besonin.
Frika që mbolli politika shtetërore greke ishte aq e madhe sa edhe sot kur shqiptarët orthodoks pyeten nga të panjohur për origjinën e tyre ata nuk të thonë që janë shqiptar por nëse ata gjenden në rrethin e tyre familjar apo të miqve të tyre ata konfirmojnë etninë e tyre shqiptare, madje aq e fortë dhe e rëndësishme është për ta etnia shqiptare sa fëmijëve në shtëpi u flasin shqip për të mos harruar gjuhën dhe prejardhjen e tyre.
Për ata që nuk e njohin dhunën shtetërore greke për të asimiluar minoritetet që jetojnë në shtëpitë e veta, mund të duket e cuditëshme pse ata nuk pranojnë te të panjohurit etninë e tyre shqiptare, por për ata që njohin realitetin e tyre e vërteta është krejt ndryshe, ata janë qëndrestar të heshtur shqiptarë të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga etnia dhe gjuha e vet duke sfiduar në mënyrën e tyre asimilimin edhe pse u braktisën nga shteti shqiptar i 80 viteve të fundit. Politika asimiluese greke ka dështuar në Çamëri, aty flitet shqip, flitet gluha e nënës!