Home Gjeo-Ekonomia Pronar i një kompanie ndërtimi dhe kritik i Trump në rrjetet sociale/...

Pronar i një kompanie ndërtimi dhe kritik i Trump në rrjetet sociale/ Kush është 58-vjeçari që dyshohet se tentoi të vriste ish-presidentin amerikan

Ryan Wesley Routh është autori I të shtënave në një fushë golfi në Florida ku ndodhej edhe kandidati për president i SHBA-së, Donald Trump

58-vjeçari, sipas CNN, është pronar i një kompanie të vogël ndërtimi.

Ai ra në pranga një ditë më parë pasi dyshohet se tentoi të vriste ish-presidentin.

Kundërshtar i Trump: Një kritik i shpeshtë i Trump në mediat sociale, Routh postoi në X në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit në korrik, duke inkurajuar Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris që të vizitonin të plagosurit. “Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë”, shkroi Routh.

Lidhjet me Karolinën e Veriut: Routh u regjistrua si votues në shtet në vitin 2012. Ai gjithashtu votoi në zgjedhjet paraprake Demokratike të Karolinës së Veriut në mars të këtij viti, sipas të dhënave publike.

Përplasjet me ligjin: Routh u arrestua në vitin 2002  dhe dyshohet se vuri dorën e tij në një armë zjarri përpara se të rrethohej në një biznes. Ai gjithashtu është akuzuar nga autoritetet shtetërore dhe federale se nuk i ka paguar taksat në kohë.

Mbështetje për Ukrainën: Routh shprehu mbështetje për Ukrainën në dhjetëra postime X në 2022-shin, duke thënë se ai ishte i gatshëm të vdiste në luftë dhe se “ne duhet të djegim Kremlinin deri në dhe”. Ai gjithashtu vizitoi Ukrainën në vitin 2022, sipas videove dhe fotove të gjetura nga CNN. Në një mori postimesh në Facebook vitin e kaluar, ai u përpoq të inkurajonte rekrutët afganë për të luftuar, duke u paraqitur si një ndërlidhës për qeverinë ukrainase.

Ndërtues banesash: Routh tha në faqen e tij në LinkedIn se ai nisi të ngrinte një kompani në vitin 2018 të quajtur Camp Box Honolulu në Haëaii, e cila ndërton njësi magazinimi dhe shtëpi të vogla. Një postim në Honolulu Star-Advertiser tha se ai dhuroi një strukturë për njerëzit e pastrehë.

Djali i tij, Oran Routh tha se nuk mundet që babai i tij të bëjë një gjë kaq “të çmendur, aq më pak të dhunshme”.

Ai e quajti babanë e tij “të dashur, të kujdesshëm dhe njeri të ndershëm e punëtor”.FOTO GALERI1/9

Top Channel

Share: