L’Istituto Italiano di Cultura a Tirana in collaborazione con il TIFF – Tirana International Film Festival (23-26 settembre) – XXII edizione, è lieto di sostenere la rassegna dedicata alla celebrazione del centenario di una delle figure più iconiche della storia del cinema: Marcello Mastroianni, nato il 28 settembre 1924 / Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF – Tirana International Film Festival (23-26 shtator) – edicioni XXII, ka kënaqësinë të mbështesë programin e përzgjedhur kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924.
23.09.2024 ore 21:00
al Cinema Millennium / Kinema Millenium La Dolce Vita di Federico Fellini
24.09.2024 ore 21:30
al Cinema Millennium / Kinema Millenium 8½ di Federico Fellini
25.09.2024 ore 21:00
al Centro dell’Arte Agimi / Qendra e Artit Agimi Io, Io, Io… e gli Altri di Alessandro Blasetti
26.09.2024 ore 21:00
al Centro dell’Arte Agimi / Qendra e Artit Agimi Che Ora È di Ettore Scola
Marcello Mastroianni (1924-1996) è stato uno dei più grandi attori del cinema italiano e internazionale, lasciando un’impronta indelebile nel mondo del cinema. Nato a Fontana Liri, Lazio, Mastroianni si avvicinò al mondo dello spettacolo negli anni ’50, guadagnandosi subito una reputazione per la sua carismatica presenza scenica. Il suo incontro con Federico Fellini fu determinante per la sua carriera, portandolo a recitare in capolavori come La Dolce Vita (1960) e 8½ (1963), film che sono diventati pietre miliari della cinematografia mondiale. La sua straordinaria versatilità gli permise di passare con disinvoltura da ruoli drammatici a quelli comici, dimostrando una padronanza unica del mestiere.
Mastroianni collaborò con numerosi registi di rilievo, tra cui Michelangelo Antonioni e Bernardo Bertolucci, e ottenne diversi riconoscimenti, tra cui cinque David di Donatello e due nomination agli Oscar. La sua carriera si estese anche al teatro e alla televisione, confermando il suo talento e la sua capacità di adattamento. Nonostante il grande successo, Mastroianni rimase sempre una figura umile e riservata, profondamente rispettata nel suo campo. La sua morte nel 1996 segnò la fine di un’epoca d’oro per il cinema italiano, ma il suo lavoro continua a ispirare e influenzare le generazioni future, rendendolo una leggenda senza tempo.
Biografia (centrostudimarcellomastroianni.it)
TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL è un festival cinematografico internazionale creato nel 2003 e mira a creare in Albania, così come nella regione, un centro culturale di cinema alternativo e indipendente.
Il programma giornaliero del TIFF include più di 200 anteprime di lungometraggi e cortometraggi in concorso in tutti i formati e generi: fiction, documentario, animazione, sperimentale e video arte. Aperto a qualsiasi regista da tutto il mondo, il TIFF presenta nuovi lavori cinematografici di registi affermati con reputazione internazionale, nonché film di studenti di talento e giovani artisti.
Consulta il programma: TIFF – Tirana Film Fest
Marcello Mastroianni (1924-1996) ka qenë një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë italiane dhe ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e kinemasë. I lindur në Fontana Liri, Lazio, Mastroianni iu afrua botës së artit në vitet ‘50, duke fituar menjëherë reputacion, falë karizmës së tij në skenë. Takimi me Federico Fellini-n qe vendimtar për karrierën e tij, duke e shtyrë të luajë në kryeveprat si La Dolce Vita (1960) dhe 8½ (1963), filma që janë kthyer në pikë referimi në kinematografinë botërore. Shkathtësia e tij e jashtëzakonshme e lejoi të kalonte me lehtësi nga rolet dramatike në ato komike, duke treguar një mjeshtëri të rrallë.
Mastroianni bashkëpunoi me shumë regjisorë të shquar, duke përfshirë Michelangelo Antonioni-n dhe Bernardo Bertolucci-n, si dhe u nderuar me disa çmime, duke përfshirë pesë David di Donatello dhe dy nominime për Oscar. Karriera e tij u shtri edhe në teatër dhe televizion, duke konfirmuar talentin dhe aftësinë e rrallë përshtatëse. Me gjithë suksesin e madh, Mastroianni mbeti gjithmonë një figurë modeste dhe e rezervuar, shumë e respektuar në fushën e tij. Ndarja e tij nga jeta në vitin 1996 shënoi fundin e një epoke të artë për kinemanë italiane, por vepra e tij vazhdon të frymëzojë dhe të ndikojë brezat e ardhshëm, duke e kthyer në një legjendë të përjetshme.
Biografia (centrostudimarcellomastroianni.it)
TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL është një festival ndërkombëtar i filmit, i krijuar në vitin 2003, i cili synon të krijojë në Shqipëri, por edhe në rajon, një qendër kulturore të kinemasë alternative dhe të pavarur.
Programi ditor i TIFF përfshin më shumë se 200 premiera filmash artistikë dhe me metrazh të shkurtër, të të gjitha formateve dhe zhanreve: fiction, dokumentar, animacion, eksperimental dhe video art. I hapur për çdo kineast nga e gjithë bota, TIFF prezanton vepra të reja kinematografike nga regjisorë të njohur me reputacion ndërkombëtar, si dhe filma nga studentë të talentuar dhe artistë të rinj.
Konsulto programin: TIFF – TIFF – Tirana Film Fest