Maxhoranca nuk pranoi mesnatën e të enjtes një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’ia dërguar asaj çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Siç u kuptua edhe nga votimi, qëndrimi i deputetëve të shumicës ishte të për të abstenuar lidhur me mocionin e iniciuar nga deputetët e Partisë Demokratike.
Megjithatë, nëntë deputetë të PS-së, shkuan përtej qëndrimit politik të grupit duke votuar kundër, ndryshe nga shumica që abstenoi.
Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se çështjen do ta dërgojë për mendim në Komisionin e Venecias.
Deputetët që votuan kundër:
Jurgis Çyrbja
Damian Gjiknuri
Bledi Çuçi
Anduel Tahiraj
Paulin Sterkaj
Petro Koçi
Klodiana Spahiu
Bujar Çela
Shkëlqim Bullari.
Top Channel