Home Gjeo-Ekonomia Rama ‘mesazh’ Athinës: Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi...

Rama ‘mesazh’ Athinës: Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama, në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE, komentoi bllokimin e Maqedonisë së Veriut për të nisur hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se pengesa që ju bë Shkupit në këtë proces është padyshim dëm për gjithë rajonin.

Shefi i qeverisë pati dhe një “mesazh” për Athinën zyrtare dhe Bullgarinë, të cilat u bënë pengesë për ecjen përpara të Shkupit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Bllokimi i Maqedonisë së Veriut tha Rama është një “lajm i trishtë”, ndërsa shtoi se ajo ndryshoi dhe emrin për t’iu bashkuar familjes europiane.

Ai shtoi se pengesat dhe problemet e të shkuarës nuk mund të bëhen kurrsesi pengesë për të ardhmen e popujve.

“Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim me shumë të tjerë, me osmanët, italianë, jugosllavët, na detyruan të bëheshin çift me Stalini, Mao Ce Duni në Kinë, dhe në të gjitha këto çiftime, kuptuam se nuk duam të bëhemi çift me detyrim, por me dëshirë. Çiftimi ynë i vetëm me dëshire, është Europa. Ne e gjetëm veten të bashkuar me Maqedoninë e Veriut. Nuk ishte kaq keq, sepse mundëm të ndanim situatat tona të zymta, dukeshim pak si Vladimiri dhe Estragoni, në pritje të Godosë dhe Brukseli në atë kohë dukej fiks si imitim i Samuel Beckett. Më duhet të them që ndihemi vërtet të trishtë, e them me sinqeritet, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në këtë fazë të procesit. Ndaj kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzuan fillimi i negociatave. Ajo ndryshoi edhe emrin, që mund ta niste këtë gjë. Historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!”, tha Rama./ abcnews.al

Share: