L’Istituto Italiano di Cultura è lieto di collaborare con il Teatro dell’Opera e del Balletto di Tirana per la presentazione dell’opera TOSCA di Giacomo Puccini in occasione del centenario della morte del compositore / Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë, për vënien në skenë të operas TOSCA të kompozitorit Giacomo Puccini, me rastin e njëqindvjetorit të vdekjes së kompozitorit
6 – 7 – 8 – 10.11.2024 ore 19:00
Teatro dell’Opera e del Balletto di Trana / Teatri i Operës dhe Baletit
Biglietti acquistabili presso il Teatro ogni giorno dalle 10:00 alle 14:00 e dalle 16:00 alle 20:00 / Biletat mund të blihen çdo ditë pranë sporteleve të TKOB nga ora 10:00 në orën 14:00 dhe nga ora 16:00 në orën 20:00
Tosca è un’opera lirica in tre atti di Giacomo Puccini, su libretto di Giuseppe Giacosa e Luigi Illica.
È una breve storia d’amore e di morte.
Nella Roma del 1800 dopo il fallimento della Repubblica Romana, quando lo Stato Pontificio sta catturando i rappresentanti ed i sostenitori della Repubblica, le vite del pittore Mario Cavaradossi e della sua amante Tosca, incrociano Cesare Angelotti, patriota fuggito dalle carceri del Papa.
Sulle tracce del fuggiasco c’è il capo della polizia pontificia, barone Scarpia che, innamorato di Tosca, approfitta della situazione per conquistare la donna.
L’opera drammatica finisce come deve finire una tragedia: muore il fuggiasco, muore il cattivo Scarpia per mano di Tosca, muore il pittore ed infine muore Tosca suicida.
ATTO I: Angelotti, bonapartista ed ex console della Repubblica Romana, fugge dalla prigione di Castel Sant’Angelo e si nasconde nella Basilica di Sant’Andrea della Valle in cui ad attenderlo c’è la sorella che gli porta abiti da donna per farlo passare inosservato. La donna, la Marchesa Attavanti, è stata stata ritratta, senza saperlo, in un quadro dipinto dal cavalier Mario Cavaradossi. Irrompe un sagrestano quindi Angelotti si nasconde fino a quando non viene scrutato da Cavaradossi con cui condividono la stessa fede politica. Angelotti è costretto a nascondersi ancora per l’arrivo di Floria Tosca, l’amante di Cavaradossi che dopo aver vista ritratta la marchesa gli fa una scenata di gelosia. La notizia della fuga di Ancelotti si era ormai diffusa, Cavaradossi decide di aiutarlo nella fuga, prendono il travestimento da donna ma dimenticano il ventaglio. Mentra i bambini si preparano a cantare il Te Deum, nella cappella irrompe Scarpia, sulle tracce di Angelotti, e sospetta di Mario. Scarpia cerca di coinvolgere Tosca che, alla vista del ventaglio e presa dalla gelosia, giura di trovarlo e Scarpia la fa seguire.
ATTO II: Mentre a Palazzo Farnese sono in atto i festeggiamenti alla presenza del re e della regina di Napoli, Mario viene arrestato e interrogato. Non riferisce il nascondiglio di Angelotti e così Scarpia lo chiude in una stanza per farlo torturare. Quanto Tosca rientra sente le urla del suo amato, cede al ricatto e svela a Scarpia il luogo del nascondiglio di Angelotti, Quando Mario scopre tutto è arrabbiato con Tosca e Scarpia le chiede di donarsi a lui in cambio della vita dell’amato Mario. Tosca finge di acconsentire ma poi lo spara e Scarpia muore.
ATTO III: Mario, sui bastioni di Castel Sant’Angelo, è ormai pronto a morire e muore davanti a Tosca che nel frattempo è stata arrestata per aver ucciso Scarpia.
Questa produzione straordinaria viene grazie alla Festival Pucciniano di Torre del Lago portando il grande regista 𝐌𝐚𝐧𝐮 𝐋𝐚𝐥𝐥𝐢.
* * *
Tosca është një operë me tre akte nga Giacomo Puccini, me libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica.
Një histori e shkurtër dashurie dhe vdekje.
Në Romën e 1800-ës, pas dështimit të Republikës Romane, kur shteti papal kishte nisur ndalimet e përfaqësuesueve dhe mbështetësve të Republikës, jeta e piktorit Mario Cavaradossi dhe të dashurës së tij Tosca, kryqëzohen me Cesare Angelotti, një patriot i arratisur nga burgjet e Papës.
Në gjurmët e të arratisurit është vetë kreu i policisë papale, baroni Scarpia, i cili i dashuruar me Toscan, përfiton nga situata për ta shtënë në dorë.
Vepra dramatike përfundon ashtu siç duhet të përfundojë një tragjedi: i arratisuri vdes, zuzari Scarpia vdes nga duart e Toscas, piktori vdes dhe Tosca në fund kryen vetëvrasje.
AKTI I: Angelotti, bonapartist dhe ish-konsull i Republikës Romane, arratiset nga burgu i Castel Sant’Angelo dhe fshihet në bazilikën e Sant’Andrea della Valle, ku e pret motra e tij, që i ka sjellë veshje grash në mënyrë që të kalojë pa u diktuar. Gruas, Marchesa Attavanti, i është bërë një portret pa dijeninë e saj nga kalorësi Mario Cavaradossi. Papritur ia beh një sakristan dhe Angelotti fshihet derisa pikaset nga Cavaradossi, me të cilin ndan të njëjtin besim politik. Angelotti detyrohet të fshihet sërish për shkak të ardhjes së Floria Toscas, të dashurës së Cavaradossit, e cila pasi shikon portretin e Marchesës, i bën një skenë xhelozie. Lajmi për arratisjen e Ancelottit tashmë është përhapur dhe Cavaradossi vendos ta ndihmojë. Të dy maskohen si gra, por harrojnë erashkën. Ndërsa fëmijët përgatiten të këndojnë Te Deum, Scarpia hyn në kapelë, në gjurmët e Angelottit, dhe dyshon për Marion. Ai përpiqet të përfshijë edhe Toscan, e cila duke parë erashkën, pushtohet nga xhelozia dhe zotohet ta gjejë, ndërsa Scarpia i vendos njerëz nga pas për ta ndjekur.
AKTI II: Ndërsa në Pallatin Farnese zhvillohen festime në prani të mbretit dhe mbretëreshës së Napolit, Mario arrestohet dhe merret në pyetje. Ai nuk e tregon vendndodhjen e Angelottit dhe kështu Scarpia e mbyll në një dhomë për ta torturuar. Kur Tosca kthehet dhe dëgjon rënkimet e të dashurit të saj, i dorëzohet shantazhit dhe i zbulon Scarpias vendin ku fshihet Angelotti. Mario zbulon gjithçka dhe zemërohet keq me Toskën, ndërkohë që Scarpia i kërkon asaj t’i jepet, në këmbim të jetës së të dashurit të saj. Tosca bën sikur pranon, por më pas e qëllon dhe Scarpia vdes.
AKTI III: Mario, në muret e Castel Sant’Angelo, tashmë është gati të vdesë dhe vdes përpara syve të Toscas, të cilën ndërkohë e kanë arrestuar për vrasjen e Scarpias.
Ky produksion i jashtëzakonshëm vjen falë Fondacionit Torre del Lago, që sjell regjisorin e madh Manu Lalli.