Home KRYESORE Ne Shqiperine e viteve 2024 mbijetojme çdo dite rastesisht!

Ne Shqiperine e viteve 2024 mbijetojme çdo dite rastesisht!

Nga Nini Dede

Humbja e dhimbshme e 14 vjecarit Martin Cani ka lene brenge, trishtim, ankth e pasiguri ne cdo familje shqiptare !

Aq e vertete eshte kjo sa ndoshta edhe vete skenaristet e filmave thriller e horror do te hiqnin dore nga profesioni se bashku me aktoret reale te jetes se perditshme shqiptare !

Nuk eshte qellimi i te berit politike kur themi se çdo dite e me shume secili nga ne ne jeten reale deshiron te largohet sa me shpejt nga Shqiperia, ose se paku tre – kater here ne dite takon miq qe e permendin kete bisede te deshires se papermbajtur per t’u larguar nga “ferri” artificial i parajses ku kemi lindur, ku stergjysherit tane edhe kur emigruan perkohesisht jashte Shqiperise, e lane shpirtin dhe pasurine ne kete dhé ku na vune emrin e na trasheguan mbiemrin !

Zot sa e forte eshte ulerima e shpirtit te cdo shqiptari qe mesoi se ata prinder aq paqesore e te dhembshur te Martinit te vogel kishin ne plan sa me te afert ( ne pamundesi) te iknin nga vendi yne i bekuar nga Zoti por i vetemallkuar nga helmi i diktaturave te njepasnjeshme !

Martini i vogel duhet te kete qene pasqyre e shpirtit te paster te miresise, paqes e dhembshurise se prinderve te tij, por shume i vogel per te kuptuar ate eksperimentin e bretkoces ne uje te valuar qe nuk mundi te kercente jashte tenxheres sepse harxhoi energjite per t’u pershtatur deri ne temperaturen e vlimit !

Familja e Martinit sikurse cdo familje shqiptare e ndershme qe e ka menduar “kercimin” jashte tenxheres shqiptare, nuk e ka pasur kurre as “termometrin” dhe as “barometrin” e politikes shqiptare !

Edhe ne qofte se nje dite do ta kishte, hallet e veshtiresite artificiale te perditshmerise do te benin qe kurre te mos e perdorte, duke vrapuar e duke kujtuar cdo çast thenien e nje mikut dhe kolegut tim : “Ne Shqiperine tone çdo dite mbijetojme rastesisht ! “

Nini Dede
22 Nentor 2024

Share: