Home Gjeo-Ekonomia SHBA/ Si funksionon Kolegji Zgjedhor dhe pse një kandidati i duhen të...

SHBA/ Si funksionon Kolegji Zgjedhor dhe pse një kandidati i duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar

Kandidati presidencial në SHBA, që fiton shumicën e votave ditën e zgjedhjeve, nuk fiton domosdoshmërisht Shtëpinë e Bardhë.

Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të fitojë shumicën e votave në Kolegjin Zgjedhor, shkruan CNN.

Por si funksionon Kolegji Zgjedhor?

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 538 zgjedhës që përfaqësojnë të 50 shtetet dhe Distriktin e Kolumbisë.

Çdo shtet ka nga tre deri në 54 vota elektorale. Numri i zgjedhësve nga çdo shtet i caktuar përcaktohet duke shtuar numrin e përgjithshëm të senatorëve amerikanë dhe përfaqësuesve amerikanë.

Një kandidat ka nevojë për shumicën e votave elektorale, 270,  për të fituar.

Në 48 shtete dhe në Distriktin e Kolumbisë, të gjitha votat elektorale i jepen kandidatit që fiton një shumicë të votave popullore në atë shtet. Ky është i njohur si sistemi “fituesi i merr të gjitha”. Dy shtete – Maine dhe Nebraska – nuk i japin votat e tyre elektorale sipas këtij sistemi.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, zgjedhësit takohen në shtetet e tyre përkatëse të martën e parë pas të mërkurës së dytë të dhjetorit për të hedhur vota të veçanta për presidentin dhe zëvendëspresidentin. Këtë vit, zgjedhësit do të takohen më 17 dhjetor.

Rezultatet e Kolegjit Zgjedhor numërohen dhe vërtetohen nga një seancë e përbashkët e Kongresit më 6 janar./abcnews.al

Share: