Largimi i diktatorit Bashar al-Assad nga drejtimi i Sirisë së copëtuar (që nga kryengritja e vitit 2011 e quajtur si Pranvera Arabe
), nga rebelët islamikë të cilët për 193 orë drejtuar nga HTS Abu Mohammad al-Julani (Ahmad al-Sharaa) liruan Alepon, Homsin dhe Bamaskun, la të habitur pjesën tjetër të botës për shpejtësinë e rrëzimit të rregjimit, përveç atyre që organizuan kryengritjen e armatosur e cila patjetër duhet të kishte marrë miratimin e SHBA, Izraelit, Turqisë ndoshta dhe të Rusisë.
Siria e lodhur nga lufta civile që shpërtheu pas zgjedhjeve të 2011 e deri më sot për të larguar rregjimin 50 vjeçar të babait të tij Hafëz dhe të birit Bashar al Assadit, shkaktoi 7.6 milion të larguar, 600 mije të vrarë, mijra të plagosur, dhe futjen në Siri të grupeve radikale islamike Al Kaeda, Al Nusra, ISIS, të cilat luftan dhe shkretuan vëndin sigurisht me ndërhyrjen edhe të SHBA e cila nëpërmjet Pranverës Arabe
për të larguar diktaturën dhe vendosjen e demokracisë liberale ishte një faktor që precipitoi luftën civile. Qëndrimi për 13 vite i Bashar al Assadit me ndihmën ruse të cilat patën bazën në Hmeimim Air Base, mori fund papritur me 8 dhjetor 2024.
Drejuesit kryesore të rebelimit që filloi nga baza e rebelëve në Idlib ishin HTS Abu Mohammad al-Julani (Ahmad al-Sharaa), ndërsa Mohammed al-Bashir dhe Mohammad Ghazi al-Jalali ishin pjesë e qeverisë se Bashar al Assad, Kryeministrat e 69, dhe tjetri i 70 i tij.
Mohammed al-Bashir është një inxhinier dhe politikan sirian që shërben si kryeministri i 70-të i Sirisë që drejton Qeverinë Kalimtare Siriane që nga 9 dhjetori 2024.Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryeministër i Qeverisë së Shpëtimit të Sirisë që nga 13 janari 2024. Më 9 dhjetor 2024, pas rënies së regjimit të Asadit, al-Bashir u ngarkua me formimin e një qeverie kalimtare pas takimit me udhëheqësin e HTS Abu Mohammad al-Julani dhe kryeministrin sirian në largim Mohammad Ghazi al-Jalali për të koordinuar transferimin e pushtetit (mohammed al-bashir – ëikipedia).
Mohammad Ghazi al-Jalali është një politikan dhe inxhinier civil sirian që shërbeu si kryeministri i 69-të i Sirisë nga 14 shtatori deri më 9 dhjetor 2024. Ai është personi i fundit që ka shërbyer si kryeministër Ministër i Sirisë nën presidentin Bashar al-Assad dhe i Republikës Arabe Siriane. Bashar al-Assad e emëroi atë Kryeministër më 14 shtator 2024, pas zgjedhjeve parlamentare siriane të vitit 2024. Ai ka mbajtur më parë postin e ministrit të komunikimeve dhe teknologjisë së informacionit në qeverinë e dytë të Ëael Nader al-Halqi nga 27 gusht 2014 deri më 3 korrik 2016. Pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor, ai mbeti në Damask dhe menaxhoi transferimin e pushtetit nga institucionet e mbetura qeveritare te rebelët, duke u zëvendësuar nga Mohammed al-Bashir të nesërmen (Mohammad Ghazi al-Jalali – Ëikipedia).
Abu Mohammed al-Golani lideri ushtarak por emri i tij të vërtetë eshte Ahmad al-Sharaa, lideri militant, kryengritja mahnitëse e të cilit rrëzoi presidentin e Sirisë, Bashar Assad, duke hequr dorë nga lidhjet e gjata me al-Kaedën dhe duke e përshkruar veten si një kampion i pluralizmit dhe tolerancës. Ndërsa hyri në Damask pas luftëtarëve të tij fitimtarë të dielën, (who is Abu Mohammed al-Golani, the leader of the Syrian insurgency? | AP News), Hayat Tahrir al-Sham, i njohur më parë si Fronti Nusra, ishte krahu zyrtar i Al Kaedës në luftën siriane deri në prishjen e lidhjeve në vitin 2016. Duke u shfaqur si dega siriane e grupit të Shtetit Islamik në vitin 2012 dhe më pas i njohur si Jahbat al-Nusra, grupi përfundimisht do të mohonte ISIS-in dhe do të zotohej për besnikëri ndaj Al Kaedës (https://ëëë.abc.net.au/neës/2024-12-10/ëho-is-abu-mohammed-al-golani-ahmad-al-sharaa/104703822).
Përse populli Sirian pësoi këtë tragjedi vite me rradhë? Marrja e Damaskut nga opozita e armatosur nuk do të thotë se problemet kryesore të shoqërisë siriane që çuan në luftën e zgjatur civile do të zgjidhen. Largimi i Bashar al-Assad nga pushteti është vetëm një hap tjetër në historinë e gjatë të krizës së shtetit sirian. Thjesht ky hap u prish aq shpejt, papritur dhe efektivisht, saqë u ngritën pyetje për stabilitetin e të gjithë strukturës së quajtur Siri.
Origjina e këtij Konflikti ka tre elementë:
Elementi i parë është Turqia, e cila në vitet 1970 filloi ndërtimin e një kaskade termocentralesh në rrjedhën e sipërme të lumit Eufrat dhe një sistem vaditjeje për tokat e saj në Anadollin Lindor. Rrjedha e ujit në Siri filloi të bjerë, sistemi sirian i ujitjes në Raqqa, Deir ez-Zor dhe Trans-Eufrat pushoi së funksionuari dhe tokat pjellore më parë u shndërruan në këneta me kripë, dhe popullata lëvizi dhe pas 20 vjetësh, qytete të tëra satelitore të Damaskut u rritën – Ghouta dhe Duma me një popullsi shumë të re, të paarsimuar dhe të papunë kurse Raqqa, Deir ez-Zor dhe Trans-Eufrat pushuan së funksionuari.
Elementi i Dytë është Sistemi fetar dhe etnik i Sirisë, i cili është shumë kompleks edhe për standardet e Lindjes së Mesme, është gjithashtu i rëndësishëm: Grupet Etnike:-90% Arabë,9–10% Kurdë, 10% të tjerë. Feja: 87% Islam,74% Sunni Islam, 13% Alawism dhe Shia Islam, 10% Christianë dhe 3% Druze. Nuk flitej për ruajtjen e një ekuilibri, qoftë edhe thjesht dekorativ, si në Liban. Administrata e mandatit francez (në thelb kolonial) bashkoi tre entitete të ndryshme shtetërore (Damask, Aleppo dhe Deir ez-Zor) dhe caktoi një sekt të vogël të armatosur – alavitët – për të menaxhuar të gjitha. Kjo është përgjithësisht mënyra më e njohur franceze e menaxhimit të kolonive: të zgjedhësh një grup të vogël por aktiv dhe t’i bësh ata përcjellës të ndikimit tënd.
Por alavitët përfundimisht i shtrydhën francezët dhe nuk ndanë të paktën një pjesë të fuqisë së tyre me përfaqësuesit e besimeve dhe fiseve të tjera. Dhe aneksimi i mëvonshëm i Kurdistanit, Latakisë dhe tokave Druze në jug në Siri ngatërroi plotësisht gjithçka.
Elementi i Tretë nddërhyrjet e huaja. Përplasjet e superfuqivee në luftën e ftohtë afruan dinastinë Assad tek BRSS. Edhe pas `90 Rusia pati një Marëveshje ushtarake të cilën Bashar al Assadi e shfrytëzoi duke I dhënë bazën ajrore Kheim në Latakia e cila mesa duket merr fund këto ditë. Në luftën civile u përfshinë edhe SHBA të cilat morën në puset e naftës në lindje, kurdët të cilët morën qytetin El Zor, Turqia e cila mori pjesët veriore të Sirisë dhe ndihmoi ekstremistët të përqëndroheshin në Idlib, Hezbollah i Iranit Izraeli i cili mori lartësitë Golan, dhe sulmonte herë pas here trupat e diktatorit Assad, dhe sot ka hyrë me trupa deri në 15 km larg Damaskut.
Përse Siria u çlirua kaq shpejt me disa sulme rebele, dhe për 193 orë rebelët hynë në Pallatin e Bashar al Assadit, ndërsa Assadi iku në Rusi?
Ka shumë mundësi që është bërë një marëveshje për të larguar Bashar al Assadin nga pushteti sepse atë nuk po e përkrahte madje as ushtria e cila la dorë të lirë hyrjes së rebelëve. Marëveshja është bërë për të patur një Siri post Assad me disa kushte ndoshta të favorshme për Rusët të cilët nuk ndërhynënë këtë luftë sepse nuk u interesonte më Assad të cilën e ndihmuan e të largohej. Fakti që ambasada Ruse nuk u prek, dhe se drejtuesi i Rebelimit HTS Abu Mohammad al-Julani (Ahmad al-Sharaa), vendosi kryeministër një ish Kryeministër të Assadit, mesa duket kërkon që të bashkojë Sirinë e copëtuar pavarësisht të kaluarës së tij ekstremiste. Një ide është se Siria e la nga Rusët në shkëmbim të marëveshjeve me SHBA për Ukrainën.
Sipas Prof.Dr. Samir Salha (politolog turk) duket se para pak kohesh ka pasur nje dakortesi mes Turqise dhe Rusise, qe kjo e fundit t’i beje presion Bashar Assadit qe te shkepuse lidhjet me Iranin duke kaluar ne krahun turk. Ne te kundert duhet te zëvendesohet me nje tjeter, qe paraprakisht duhet te jete ushtarak. Me sa duket Assadi e ka refuzuar propozimin.
Se ne sherbim te cilave interesa gjeo-strategjike eshte bere e gjithe kjo levizje radikale duhet pritur qe koha te zbardhe detajet.
Problemi nëse Siria do të bëhet shtet islamik apo laik mbetet për tu parë në të ardhmen.
Mos reagimi ndaj Izraelit fuqizon idenë se marëveshja është bërë më SHBA+Izrael +Turqi dhe ndoshta me Rusinë. Kjo vërteton thënien e Trump se Rusia humbi Interesin ndaj Sirisë për shkak të Ukrainës
.