Home KRYESORE Jo fort e lehtë…

Jo fort e lehtë…

Jo fort e lehtë të plakesh
Të ecësh më ngadalë duhet mësuar
T’i thuash lamtumirë atij që ishim
E të mirëpresim ç’ka është shkruar.
..
I vështirë ky kalim i viteve
Të mësohemi duhet me fytyrën e re
Krenar të jemi për trupin që kemi,
Tutje turpin të shtyjmë,
Frikës larg t’i rrimë
Që ngjallin vitet që vijnë.
..
Atë që është nisur, lëre të vijë
Lërë të ikë atë që do të ikë
Lejo të qendrojë atë që do
Me ne të rrijë.
..
Jo, nuk është e lehtë të plakesh
Duhet mësuar të mos presësh nga kush,
Të ecësh fillikat e të zgjohesh vetëm
Të mos befasohesh çdo mëngjes,
Nga burri a gruaja
Që nga pasqyra të sheh.
…….
Alejandro Jodorowsky
(Perktheu Dashnor Kokonozi.)

Shënim i përkthyesit!
(Ka diçka të vërtetë kjo poezi e Jadorwskit ! Mua më kujtoi këtë foto të këtij shtatori gjatë rrugëtimit tim me këmbë nëpër Portuguli. Viteve që ikin (dhe që nuk më bëjnë asnjë përshtypje) u qe shtuar një lodhje e jashtëzakonëshme dhe, atë mengjes, për herë të parë në jetë u tmerrova nga surrati im. Në fakt më zuri frika se kur do të kthehesha në shtëpi nuk do të më njihte një çun i vogël)

Në fotocover është përkthyesi Kokonozi.

Share: