Nga Ergys Mërtiri
Gazetaria ka filluar te behet gjëegjëzë: “Gjejeni sa vjeç mbush sot aktori i njohur!”, “Ku i kalon pushimet kengetarja?”, “Cili eshte djali misterioz ne krah te prezantueses?”, “A ka nje lidhje midis modeles dhe biznesmenit?”.
Tituj te tille, te bejne te ndjehesh si idiot, sikur mezi pret te marresh vesh se kush eshte hajvani me leke qe ka mbyll pazarin seksual (qe ne gjuhen gossip quhet “lidhje”) me modelen fyçkë, qe ne realitet profesioni i vetem qe ka eshte ai i ujdisjes se “lidhjeve” te tilla, me biznesmenet kandidate te uritur per pjeshka gossip.
Ka dhe gazetari me te futme.
“Shperthen analisti”, “Trondit pedagogu”, “Habit gazetari”. Dhe kur ti klikon linkun sheh qe aty nuk ka asgje per te shpertyer, per tu tronditur apo habitur. Qellimi i vetem i portalit ka qene qe ti te klikosh dhe jo te informohesh. Portali te ka shitur titull pa lajm, si ambalazh pa produkt.
E kam menduar shpesh qe kjo lloj gazetarie eshte vetevrasese, pavaresisht suksesit te rreme momental te abuzimit. Ti mund te kapesh disa klikime nje here, dy apo tre, por vjen nje moment dhe publiku e kupton se je vecse nje mashtrues dhe nuk te beson me sado bombastikë, shperthyes apo misteriozë ti vesh titujt.
Kushdo mund te shohe sot ne you-tube video me tituj eksplozivë si keto, me vetem 30-40 klikime, cfare tregon se publiku e ka kuptuar se media vetem genjen.
Por ka edhe gazetari te tipit “ik se u talla”.
Titulli i nje lajmi para ca kohesh thoshte: “Trajneri i njohur: Ibra eshte nje turp!”
Hap lajmin dhe sheh qe trajneri ne fjale e kish ngritur ne qiell Ibrën duke thene nder te tjera,se: “Eshte turp qe nuk i kane dhene asnje top te arte”.
Po, turp eshte vertete. Po eshte me turp per mua qe lexoj lajmet e dangalleve si keta.