Nga Zana Tako
Të shihja të menduar,
e thosha me vete…
kjo jetë nga fillimi duhet jetuar.
Sytë nuk e matin kohën e mendimit,
fjala të ulet mbi buzë,
prekja e saj çliron lotin që pikon,
brenda shpirtit det që nuk shteron.
Ja tek jam, njëlloj si dikur,
kur njohja u bë ditë,
ku shtati i dashurisë u rrit.
Ulur jam në prehërin e mendimeve të tua,
më prek me buzën e heshtjes,
të përkëdhel me lotin e mendimit,
duhemi njëlloj si dikur,
sikur nuk jemi ndarë askurrë!
Z. Tako
23 Janar 2025