Sic e dime te gjithe tashme, GJEDNJ gjeti vendimin për shkarkim të Antoneta Sevdarit nga KPA si masë disproporcionale me problemet e vërejtura në pasurinë e vënë nga bashkëshorti para martese. Ish-prokurorja përfitoi edhe 24,600 euro dëmshpërblim dhe kompensim.
Demin prej 24.600 e kane shkaktuar pikerisht gjyqtaret kushtetues ketu ne foto: Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare. A mendoni se eshte e drejte qe demin qe shkaktojne ata, ta paguajne taksapaguesit shqiptare? A quhet kjo Drejtesi, kur gjyqtari gabon dhe ne paguajme?
Jane dhjetera ankime ne GJEDNJ per KPA. Po sikur fatura te rritet, serish ne taksapaguesit do paguajme gabimet, apo me mire te them kapriciot e tyre?
KPA me vendimet e veta ka boshatisur sistemin gjyqesor. Nga 8 shkurt 2018 kur nisi procesi i vetting-ut , deri në Dhjetor 2024, ku ai u konsideruar i mbyllur në shkallë në parë, nga 805 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë që iu nënshtruan procesit kalimtar të rivlerësimit, vetëm 373 prej tyre arritën të kalonin me sukses filtrat e verifikimit.
Stoku i dosjeve ne Gjykata e Apelit Tirane kaloi 41200 ne Dhjetor 2024. PO shkeljen masive te te drejtave te njeriut per gjykime tej afatit te gjykimit te arsyeshem, a do a e paguajne keta gjyqtaret e KPA? Ina, Natasha, Albana. por dhe ti Rezarta, a jeni te vetedijshme per demin kolosal qe po i shkaktoni Shqiperise dhe shqiptareve????