“Nuk e kisha menduar kurrë se do të përmendem
nga një ëndërr që shihet zgjuar
Kurioz është guximi,
kur fati nxitimthi merr pushim një hop
me kujtesë..
Shoh larg pavarësisht horizontit që përgjunjet
kur dielli…
fshihet nën ura e digjet nga lumi
Nëse koha shënon qëniet,
Imja nuk ka ndryshuar, as modelin e buzës kur qesh.
Asgjë e harruar, lidhi kurorë trupash të huaj,
me mua…
pavarësisht pëlqimit të njëanshëm.
Lirinë time, si retë
e dogjën vetëtimat pingul, pa stërkala.
Nuk e kam takuar ende dashurinë e jetës
Frymën ndala pas ceremonisë në një bar
të festoj natën e parë të martesës
duke u rrëfyer për ty,
që më le në derë unazën e kujtesës
ngjyrë gri të errët.
Për ty që mat qiellin prej syve
e lëkurën ia kthen në liqen për tu mbytur
Vishesh ende me rrobat e fatit..
Hajt gëzuar me fund !
Dollia e parë kjo..
Mes nesh mbetën rrathët e ujit
kur shiu ia behu si guralecë
Mes pëllëmbësh ke shtrëngimet e ëndrrave
kurse ambicjen e fshehe në fund të rrugës
që i vure gardh.
Kush do ta thojë një ditë se fatit që na sjell përballë
I duhet fat?
Unë besoja se askush nuk shkon më larg se ai..
prej kujtese
dhe kshu ka qenë gjithmonë…
Kthej betejën nga fundi i disfatës së saj
në kohën kur mbaja për armë dashurinë
Sa pak kohë i duhet mungesave, të dorëzohen
si prekje?
Shishja e pijes po mbaron dhe tashmë
jam mjaftueshëm e dehur të eci
nëpër rrugët e vdekura të puthjeve që të dhurova nga larg, pa hapa
Çdo stinë është stinë për të dashur frikën
Pranverën e bënte të ndihej mirë prania jote
hutohet..kur nuk të sheh..
Unë do të doja veç të të them si piedestali i arratisë tënde
është shalli im i qëndisur me yje.
që të hodha supeve, kur tek ti bënte dimër,
me kujtesë