Nga Fadil Maloku
1. Esenca e Amerikës së sotme midis tjerash është ruajtja e arterieve globale energjetike. Pra një prani e saj online, jo në cilësinë dytësore por të një gjigandi të ri ekonomik (MAGA)i cili në situata tensionesh globale e kontinentale të mbetet sërish ajo “adresa” e parë e kontaktit për ruajtjen e mëtejme supremacionit të petrodollarit. Por çka nënkupton ky rrugëtim i ri linear për botën tjetër? Është më se e qartë se bazuar mbi këto kontura të reja, skena globale do marr një pamje krejtësisht tjetër farë, në kuptimin se ajo për nga forma sërish do duket me përplot diversitete e laramani; sociale, ekonomike, politike, ushtarake e kulturore. Por, është shumë e vërtetë, se për nga përmbajtja do merr krejtësisht një pamje tjetër. Natyrisht, një “road map” e tillë do kërkojë edhe një “udhërrëfyes” të ri (por, jo global siç ishte deri më tani me Amerikën lidere) në mënyrë që të zbuten dhe reduktohen konfrontimet dhe kacafytjet e reja. Duke siguruar kështu një formë të re të bashkëpunimit dhe komunikimit lidhur proceset dhe zhvillimet e reja globale në horizont. Natyrisht, një qasje e tillë, sipas shumë indikatorëve politik nënkupton edhe një cilësi të re në sferën e diplomacisë. Që nënkupton një “orë të re biologjike” për administratën amerikane të Donald Trumpit, po edhe gjithë boten cep me cep. Mirëpo, në kuadër të kësaj “ore te re biologjike” po shtrohen edhe një cikël i tërë pyetjesh e dilemash tjera që kërkojnë përgjigje adekuate dhe meritore. S’ paku, si kjo; se me kënd duhet Amerika të filloj të ngritë themelet e perandorisë (MEGA) së re gjeopolitike e gjeostrategjike, kur e njëjta ende po insiston ta “mirëmbaj”” e ta ruaj me xhelozi fanatike supremacionin e ndërtuar me dekada të tëra mbi pesë shtyllat e identifikuara nga gjeostrategu i njohur Zbignjev Brzezinskit. Shtyllën sociale (që u ndërtua me pietet përmes “ëndrrës amerikane”); Shtyllën politike (që u kultivua me fanatizëm e xhelozinë e demokracisë liberale), Shtyllën ekonomike (që u imponua sistematikisht); Shtyllën kulturore (që u shndërrua në një melting pot); e në veçanti; Shtyllën ushtarake (që u fermentua si “palca kurrizore” e globalizmit). Kordonët e diplomatëve amerikan në periudhën e globalizimit ekspresiv, sipas kritikëve republikan nuk ishin aq akter kreativ i së mundshmes në proceset globale. Ata shumë më shumë ishin vetëm altoparlant ose “zëdhënës” të vendimeve që merreshin në zyrat e errëta të DASH-it. Ku detyrë primare, ky profil diplomatësh e kishin ekskluzivisht transmetimin e mesazheve të stilit “take or leave” (merre ose lëre). Ku sintagma “lëre”, është nënkuptuar pothuajse gjithnjë si një reperkusion po edhe si pasojë për ata që nuk e kanë funksionalizuar pjesën e parë “merre”. Ka përplot raste nëpër botë, e ne në Kosovë jemi dëshmia më e mirë për ta ilustruar këtë profil diplomacie. Sa për informacion do cekur se “pesha specifike” e diplomacisë amerikane sidomos pas luftës së parë botërore kishte filluar të marr hov madje edhe të imponohej si lidere globale, vetëm kur kishte nisur të interesohej për çështjet dhe temat e sigurisë globale. E sidomos, me temat që për imperativ e kishin ruajtjen e balancave dhe shmangien e tensionimeve midis “dinozaurëve” kontinental.
2. Mirëpo, pas luftës së dytë botërore, diplomatët dhe mediet sociale amerikane pushuan të merren me problematikën e interesave të rivalëve të tyre politik dhe ideologjik. Dhe pikërisht ky lloj “shkurorëzimi” nga një qasje e tillë, bëri që Amerika me aleatët e saj evropian ta fus në luftë Ukrainën që tani Trump po e identifikon si agresore?! E njëjta logjike “territor për paqe”, sikurse me rastin e Ukrainës, sipas gjitha gjasave do e pres edhe Kosovën. Ku sërish evropianët do neglizhohen në vendimmarrjen eventuale që do “gatuhet” (ashtu siç kanë bë gjithmonë historikisht!) nga ana e administratës aktuale amerikane. Zaten, duket që themelet për një zgjidhje të tillë (“ndarje për njohje”) të dhimbshme pa dyshim për ne i ka hedhur qysh moti lobisti aktiv i Serbisë Richard Grenell. Problemi i vetëm mbetet; se cili nga subjektet kosovare do e shprehë gatishmërinë më të madhe për ketë koncesion të radhës! Mirëpo, akti dhe fakti që ka rezerva (sidomos, nga kampi opozitar), jo gatishmëri madje edhe një lloj heshtje “mortore” (nga ish qeveritarët)fletë shumë për barrën dhe përgjegjësinë e madhe që e kanë subjektet tona politike. Andaj, mendoj se vetëm me një diplomaci aktive, pragmatike e praktike, por në thelb unifikuese në vendimmarrje mund ta shpëtoj Kosovën nga ky udhëkryq sfidues e padyshim edhe historik. Nuk guxojmë assesi sfidën “ndarje për njohje” ta lëmë në “dorë” të një subjekti, e aq më pak të një personi të vetëm! Ndryshe, çmimi i “pazarit” për koncesione të reja ndaj Serbisë, do maksimizohet. Themi kështu edhe për shkakun, se dinamikat e pa para teknologjike janë duke krijuar një presedan të ri për përhapjen e shpejtë të dezinformatave dhe “luftës” hibride. Në kushtet e ekspansionit neoliberal kjo formë e re e komuni