Home KRYESORE DIELLI I BUZËQESHJES! Nga Brixhilda Dede

DIELLI I BUZËQESHJES! Nga Brixhilda Dede

Ty, s’ ka arsye të të thonë lulediell, as je e bukur!
Gjërat e bukura përveçse shihen, ndihen e përjetohen me zemër.
Ndonjëherë shikoj livadhet mbrëmjeve dhe mendoj se si mundet të jetë një grua e jashtëzakonshme kur ndihet lënduar!
Mbase një qiell me tufan!
Mbase një pemë vjollcë ku shirat e lotëve prekur mistere të brendëshme përkëdhelin hiret,
në një qiell shkrepëtim yjesh të magjishëm.

Por ti ke lindur kryelartë dhe gjithmonë koka të sheh qielli!
Më pëlqen dielli kur zemra e tij portokalli merr në të kuqe!
I ngjan buzëqeshjes tënde fenomenale.
Aty ku fshihet sekreti i të qënit femër apo delikatesë.
Por ajo që tërheq më tepër avrën e një gruaje si ti, pasardhësja e perëndive,..
Është shkëlqimi vezullues i syve të tu.

Atëherë, mos u habisni përse të gjithë përulen para saj!
Ajo nuk ka asgjë të veçantë përveç thjeshtësisë së natyrshme dhe haresë së papërballueshme!

Shënim i autores: dedikim për Mimoza Ruko, artistja, gruaja fisnike, humane që me krijimtarinë e video= montazheve, interpretimit brilant të poezive me një potencial të lartë artistik ngjall emocione pa masë tek dëgjuesi, është pak një dedikim.
Faleminderit Mimoza që ini bërë pjesë e artit tim poetik, respekt!