Home KRYESORE QIELLI I DASHURISË

QIELLI I DASHURISË

Nga Brixhilda Dede

Para se të hap sytë në udhëtimin tim ëndërror ngjyrë rozë, të mbështjell qiellit tim të trëndafiltë ku gjithçka qëndiset në ar.
Në tokën me bisqe e kërcell të njomë, ku hedh shtat dashuria mes vallëzime erërash e mallit përvëlonjës,
Vetëm ty të vështroj!

Teksa dritë e artë shpaloset kodrinave të shpirtit, vesë e agut shkrifton.
Aty ku kashtë e kumrit ylberizohet ecën
shpirti yt, lutet për pranverën tonë, për këngën e bilbilave , eposin fuqiplotë!
Në majin e luleve shumëngjyrëshe ti bëhesh marrëzia ime !