Home KRYESORE GJUMI SHPALLI LUFTË! Nga Kumrie Avdyli Shala

GJUMI SHPALLI LUFTË! Nga Kumrie Avdyli Shala

Gjumi shpall luftë,
sillet vërdallë si i çmendur,
e brof, largohet nga bebzat e syve.
Gjithmonë i humbur,
kurrë nuk po fiton.

Lufton me armët e trurit,
pallate po ndërton
si hajdut zemrash sillet,
por në sedër s’prek askënd.

Lufton me shpirtin,
që e trazuan hienat
mjegullnajë, përpjekje e vjetër,
për t’ju hedhur hi syve.

Lufton me vdekjen.
Askush s’e vret mendjen.
Ujku do mish
s’e zgjedh kurrë
nëse është qengj apo dele.

Gjumi shpall luftë,
dhe mundohet ta gjunjëzojë.
Kalon nëpër arena të vjetra,
deri në lindje të diellit qendron.

Shumë herë i shpall luftë gjumit,
por kurrë nuk e fiton
betejën e vjetër.