Në këtë natë vere, eja në ëndrrën time
Si pushtues i padukshëm i hartës gjeografike
I hartës së relievit trupor
I veshur me dritën e hënës e me vezullimin e yjeve.
Eh, dije se ky shpirt ka fuqi të pashtershme
Energji burimore të pafundme
Kjo vrazhdësi e kohës gërvisht butësinë e zemrës sime
Dhimbje mbajmë mbi kurriz
Ditët rënkueshëm i frymojmë
Prandaj eja si Apollon
E si Sokrat eja e më gjyko
Me mënyrën tënde më të veçantë…
Dërgoma aktgjykimin tënd
Në qytetin “Dashuri e pastër”
Rruga e mijërave zambakëve të bardhë
Numri është e gjashta ditë dhe e treta ditë e javës…
E nata të na gjej në një qetësi të paanë
Aty ku rrinë bashkë qielli, deti, gruaja e burri
Në këngë të thella uji dëgjohet ofshama e dashurisë vrullshëm buron
Aty ku s’ka asgjë njerëzore, veç thërrime hyjnore.