Home KRYESORE Ngjarje e rende, babai abuzonte te bijen seksualisht!!!

Ngjarje e rende, babai abuzonte te bijen seksualisht!!!

Një ngjarje shumë e rëndë është denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” mbrëmjen e së martës. Rasti kishte të bënte me incestin brenda familjes, ku një vajzë 18 vjeçare denoncon dhunën sistematike seksuale dhe fizike që kishte ushtruar babai i saj mbi të për 3 vite rresht.

Denoncuesja thotë se gjithçka ka nisur kur ajo ka qenë 15 vjeç, në momentin kur asaj i është zbuluar një lidhje me një djalë. Sipas dëshmisë së saj, babai e kishte nxjerrë për një shëtitje dhe kishte abuzuar seksualisht me të duke e kërcënuar me jetë nëse do të tregonte.

Kjo gjë më pas ishte përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që babai monstër e dhunonte vajzën e tij sistematikisht madje dhe duke e lidhur.

18 vjeçarja tregon se e ka denoncuar rastin nëpërmjet një avokati por më vonë asaj i është bërë presion në polici që ta tërheqë kallëzimin, madje është përballur me mosbesimin e nënës së saj.

Më vonë vajza arrin të incizojë një moment kur i ati i kërkon marrëdhënie duke i thënë se do të ishte hera e fundit. Nga refuzimi i saj ai bëhet nervoz dhe në bisedën e incizuar dëshmon edhe për të gjithë tmerrin që i ka shkaktuar vajzës së tij.

Ajo që e bën rastin edhe më të rëndë është se pasi vajza ja tregon nënës së saj regjistrimin merr nga ajo përgjigjen “Ça u bë u bë”. Në ballafaqimin e të tre personave asaj që i vihet rëndësi është mbyllja e kësaj çështjeje brenda shtëpisë e jo dhunës dhe tmerrit mizor që i është dashur të kalojë një vajzë 15 vjeçare nga ai që ndoshta nuk meriton të quhet babai i saj.

Ajo tha se pranoi të tregojë historinë e saj për t’u dhënë një mesazh të gjitha atyre vajzave që mund të abuzohen nga familjarët e tyre, që të gjejnë forcën dhe ti akuzojnë. /Opinion.al

Share: