Home KRYESORE RAMA (AMAN) IK, SE NUK TE RREZOJME DOT!

RAMA (AMAN) IK, SE NUK TE RREZOJME DOT!

Nga Artan Gjyzeli

Rama ik, dhe Rama nuk iken. Nuk iken se nuk do.

Rama ik! Nuk dua te ik se me cate bythen, njerez te trashe!

Rama ik! Po qenkeni komplet idiote, une ju them nuk dua te ik e ju akoma Rama ik! –

  • kjo eshte tablloja e pergjithshme pas rreth 6 muaj protestash kombetare te opozites.

Qofsha i gabuar, por po ndodh ajo qe nuk duhet te ndodhte: Per lidershipin e opozites nje proteste po quhet e sukseshme kur merr lavderime dhe duartrokitje nga ambasadoret, azili diplomatik i pleqve te OSBE-se dhe nga Tutoret e Rruges se Elbasanit, per sjellje te mire e paqesore.
Dicka e ngjajshme me vleresimet qe merr ne shfaqjen e radhes cirku shetites.
Kjo gje nuk eshte vetem qesharake apo e turpshme per lidershipin e protestave, por eshte edhe kriminale, nese do konsiderojme shperdorimin qe i behet gjithckaje qe investojne ata dhjetramijera protestues qe po sakrifikojne vertet shume prej muajsh me radhe!

Ai slogan, tashme teper idiotesk, “Rama ik!”, eshte bere “Rama AMAN ik!”
Prandaj paskan dale rrugeve ata dhjetramijera njerez?
Qe t’i luten Edvin Rames “Aman ik se nuk te rrezojme dot”?

Druaj se me qellim permiresimin e krediteve te lidershipit te opozites ne syte e nderkombetareve, ka filluar keqperdorja e protestuesve, e fuqise, besimit dhe ndershmerise se tyre dhe protestat po kthehen nga nje revolte shpresedhenese per NDRYSHIMIN E MADH ne nje meshe me predikues te ngjirur jo vetem nga fyti, por edhe nga trute…

Share: