Home KRYESORE Haradinaj: Nesër nisëm për në Hagë, pse qava… (Dhe një mesazh Ramës)

Haradinaj: Nesër nisëm për në Hagë, pse qava… (Dhe një mesazh Ramës)

Ramush Haradinaj, i dorëzoi sot institucioneve dhe partive politike në Kosovë letrën e dorëheqjes, pak ditë pas vendimit, i cili ngjalli reagime të shumta në vend. Dorëheqja e tij u ka hapur rrugën zgjedhjeve të jashtëzakonshme, një mundësi kjo që po mbështetet nga të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë, të cilat tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për këtë proces.

Në një intervistë televizive, Haradinaj ka folur edhe për momentin kur atë e tradhtuan lotët në konferencën për shtyp ku lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës.

“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që një vjet”, tha Haradinaj.

Edhe një herë theksoi se dorëheqjen e dha pasi nuk mund të shkonte në Hagë si kryetar i qeverisë por si qytetar i thjeshtë, ndërsa njoftoi se të martën do të paraqitet në Gjykatën Speciale. Po ashtu një koment e pati dhe për kundërshtarët e tij politikë, si ata në Prishtinë por dhe në Tiranë.

“Kam marrë shumë shkresa prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, Mosjiu, presidenti Mojsiu ishte këtu etj…Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten, ata i përcjellin këto tema”, tha Haradinaj.

“Dorëheqjen nuk e kam bërë për më e ndalë dialogun. Unë dua të e ndali vetëm ndarjen dhe Dodik Republikën. Ju kam thënë edhe ndërkombëtarëve që të mos i bëjnë presion Kosovës. Nëse vazhdohet me presion ju siguroj se rajoni do destabilizohet. Unë jam i detyruar ta mbroj tërësinë territoriale të Kosovës, pra nuk e kam prej qejfit as prej arrogancës, jam i detyruar ta mbroj Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë, taksën e kam me shpëtu prej ndarjes ose prej Dodik Republikës. Nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, apo dikujt tjetër, kujdo qoftë, ose të Hashimit apo Kadrisë. Unë besoj se po e hjekën taksën, e ke qelë derën për njërin prej dy çmimeve, unë besoj se po e mbajtëm taksën si i ka hije, si zotni, unik, ato dyja nuk janë më temë, e jep tregun për njohje. Kaq e thjeshtë është, kujt i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi?”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7./ Opinion.al

Share: