Home KRYESORE Athina flet per minoritetin, a ka ndonje parti came ti kujtoje edhe...

Athina flet per minoritetin, a ka ndonje parti came ti kujtoje edhe Camerine!?

Athina zyrtare ka dhënë porosi të qarta për Shqipërinë. Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendhias nga foltorja e parlamentit ka folur për herë të parë pas marrjes së detyrës për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Shefi i diplomacisë greke e bëri shumë të qartë se do ta kushtëzojë hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, me minoritetin grek dhe te drejtat e tyre.

Kujtojme qe ne kohen me te mire te luftes politike te komunitetit cam per drejtesi dhe integrim ne keto vite te pluralizmit eshte kerkuar qartazi te drejta te barabarta me minoritetin grek ne Shqiperi per camet gjithashtu.

Pra camet nuk kerkojne ndryshime kufijsh, por kthim ne territoret dhe pronat e tyre ne Greqi nga ku edhe u debuan me dhune dhe gjenocid.

Camet duan Kthim dhe me standartet europiane, te drejtat e pakicave ne Greqi, te drejten e prones, gjuhes se nenes dhe te tradites etnike

Ata, camet, e shohin miniritetin grek dhe komunitetin e tyre si dy ura lidhese midis dy vendeve dhe popujve dhe jo si dy instrumente lufte!

Pra sot qe flet ministri i jashtem i ri grek, po te kishte ndonje “gjalle” came do te duhej ata ta mbeshtesnin qendrimin e tij per te drejtat e pakices greke ne Shqiperi, por ana tjeter ti kujtonte atij se i kishte shkelur me te dy kembet e drejtat e cameve, ish shtetas grek!

Ti thoshte Athines dhe Europes qe nuk mund te veprohet ne demokraci me dy stardarde te ndryshme dhe te shihnin veten qimen ne syrin e tjetrit dhe te injoronin traun te i tyre!

Po te kishte “gjalle” nje parti politike came sigurisht qe ajo fo kishte reaguar fuqishem ndaj nje rasti te tille duke demaskuar hipokrizine dipllomatike te asaj pjese te Europes qe en nje sy qorr e nje vesh shurdh…

Camet duhet te jene te barabarte me pakicen greke ne Greqi sic jane ne Shqiperi, por kush ta thote me ze nje te vertete te tille!? A ka ndonje parti politike came qe te flase…?

Me sa duket jo…, por te mos harrojme se Komuniteti Cam eshte aty dhe sigurisht qe amanetin e te pareve nuk e harron…


Share: