Home KRYESORE Etika dhe ligjshmëria në gazetari

Etika dhe ligjshmëria në gazetari

Nga Anxhela Mancellari

Objektivë e medias dhe gazetarëve është dhe duhet të jetë, që t’i ofrojnë një shoqërie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje kualitative, përveç tjerash. Këto informata duhet të jenë aktuale, të paraqiten në mënyrë objektive, profesionale dhe duke iu përmbajtur etikës gazetareske dhe duke respektuar të drejtat e të tjerëve. Qëllim tjetër është që informatat dhe lajmet të paraqiten në mënyrë të paanshme dhe lexuesit, bartësit e jetës politike, institucionale, ekonomike, kulturore, sportive etj., të trajtohen me respekt, në mënyrë të ndershme dhe të hapur. Aspekt tjetër i rëndësishëm është evitimi i konflikteve të interesit dhe bindjeve personale e politike gjatë punës dhe sfidë për gazetarët paraqitet raportimi dhe informimi objektiv, i paanshëm, jotendencioz dhe pa ngjyrime politike.. Po ashtu pavarësia nga grupet e interesit dhe politika sikurse edhe përgjegjësia e fjalës publike janë çështje kyçe për gazetari të avancuar, moderne dhe profesionale.

Kuptohet që roli i medias në përgjithësi është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për funksionimin e një shteti demokratik, për informimin e drejtë të opinionit publik, për edukimin e publikut, për korrigjimin e gabimeve apo lëshimeve që i bëjnë qeveritë në pushtet si dhe për avancimin e fjalës së lirë në një vend të hapur dhe transparent. Ja çka thuhet në Preambulën e Kodit të Etikës së shoqërisë së gazetarëve profesionistë amerikanë: “Informimi dhe ndriçimi publik është pararendës i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e gazetarit është që të arrijë këto caqe, duke kërkuar të vërtetën dhe duke siguruar informim të plotë dhe të ndershëm të ngjarjeve dhe fakteve me rëndësi. Integriteti profesional është boshti i kredibilitetit të gazetarëve”.Kritikat dhe vërejtjet që i bëjnë gazetarët kudo në vendet demokratike në shumicën e rasteve janë të qëlluara dhe konstruktive dhe përpjekjet shtesë nga mediat serioze bëhen që lëshimet dhe gabimet nga ana e gazetarëve qoftë më qëllim apo jo të minimizohen sa më shumë, deri në eliminimin e plotë të tyre. Gazetat moderne si p.sh. “New York Times”, BBC etj., u përmbahen këtyre parimeve etike përgjegjësisë ligjore, morale dhe standardeve më të larta të gazetarisë moderne, të lirë dhe të hapur, por edhe të përgjegjshëm.

Gazetat ndërkombëtare që kanë emër dhe që janë serioze i kushtojnë rëndësi dhe prioritet absolut objektivitetit dhe raportimit profesional dhe kjo jo vetëm për shkak të frikës së humbjes së besimit dhe autoritetit, por edhe për shkak të përgjegjësisë para ligjit dhe ndëshkimeve në rast të shpifjeve të ndryshme apo të gënjeshtrave dhe raportimit tendencioz dhe fyes ndaj personave të caktuar. Pastaj askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë të bëjë shkrime të pabaza, tendencioze dhe akuza pa mbështetje, sepse në shtetet e së drejtës ata/ato përballen me drejtësinë e vendit dhe paguajnë çmime të larta për pasaktësi dhe të pavërteta eventuale. Mosndërhyrja në jetën private e cila garantohet me ligje, jodëmtimi i burimeve të informimit, joshantazhimi ndaj njerëzve apo profesionistëve të ndryshëm janë disa parime tjera serioze që ndiqen nga gazetat dhe gazetarët e përgjegjshëm, profesionalë në vendet me traditë demokratike, me kulturë institucionale e politike, si dhe me etikë institucionale e gazetareske. e gjithë vështirësitë e shumta që këto media i hasin në këto vende si nga aspekti financiar, ndikimeve të grupeve të biznesit si dhe politikës etj., ndoshta një aspekt tjetër është që të provohet t’u iket “temave sensacionale dhe spekulative, por nganjëherë edhe tendencioze”, që më shumë ndoshta hasen në disa gazeta në Shqipëri. Media në përgjithësi pak a shume eshte e polarizuar, pro dhe kundra qeveritare. Ka studime ndërkombëtare që tregojnë se informimi real, objektiv dhe profesional i opinionit publik është edhe detyrë dhe obligim kombëtar i gazetarëve përveç aspektit etik dhe moral që u trajtua më lart dhe kujtoj se me këtë konstatim do të pajtoheshin shumica absolute e gazetarëve, intelektualëve dhe akademikëve seriozë.

Pra, media fiton respektin e publikut vetëm nqs ajo kthehet në një tribunë të së vërtetës duke nxjerrë në dritë të opinionit publik te vërtetën e gjithçkaje,pra duke informuar publikun dhe të mbrojë interesat e tij.Teorikisht mediat kthehen në një pasqyrë të problemeve që has shoqëria dhe zgjidhjet që ofrojnë njerëzit me pushtet apo përfaqesuesit politikë. Megjithatë media në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar dhe bashkë me të dhe etika e këtij profesioni .. Sot po shohim me shume denoncime te vete popullit per problemet qe ata hasin ne jeten e tyre te perditshme, duke luajtur vete ata rolin e nje gazetari ,gje qe disa gazetare sot kane “harruar “te bejne punen e tyre .Media duhet te jete pushteti i katert ne shoqeri ashtu sic thuhet ne disa shkrime, po kete nuk po e shohim asgjekundi,pasi kreret e shtetit jane vet pushteti ,ku fjala e lire nuk u cenohet kurre,po populli do pyeste dikush ku e ka vendin dhe rolin e tij ?!.. Eh, kete gje e dime secili nga ne dhe perseri heshtim nen vete …

Share: