Home KRYESORE Profesor Fuga, kryeministri Rama dhe te rinjte e diplomuar

Profesor Fuga, kryeministri Rama dhe te rinjte e diplomuar

Nga Marsela Xhafa

Ditet e fundit ne media kane qarkulluar replika ne distance mes prof Fuges dhe kryeministrit Rama.

Mbeshtes plotesisht profesorin ne cdo germe te dale nga argumentimi i tij por edhe I tregoj se Pse shumica e te rinjve te arsimuar te ketij vendi I bejne keto “pune te rendomta” dhe rebelohem edhe me shume me kryeministrin. Jua them dhe arsyet.

Rinia shqiptare sot eshte e pashprese! Une jam e pashprese! Sa ka si une?! Teper do te thoja. Jane mijera studente qe fabrikojne universitetet tona te cilet pasi perfundojne fakultetin rropaten rrugeve te Tiranes e jo vetem ne kerkim te nje pune. Po Pse ndodh kjo? Pse duhet te diplomohen kaq shume studente? Po cilesia? A do te kete ndonjehere cilesi?

Une them qe smund te kete cilesi kur ne shkolle te larte mund te shkoj kushdo. U gezova Jo per veten, se vetja Ime shkoi e vate, por per brezat e mevonshem kur kryeministri dhe ministrja e arsimit deklaruan se do te vendoset kriter mesatarja. Epo thashe me ne fund, te shkoje ne universitet ai qe e meriton, ai qe meson. U lebetita ama kur mesova se mesatarja do te Ishte 6.5.

Per c’cilesi mund te flasim ketu?

Cilesi do quaja kur shkollen ta vazhdonin ata qe e meritonin, te kishte aq kuota per Cdo dege aq sa dhe vende ofronte tregu I punes. Sepse dalim nga bankat e fakulteteve mijera studente , ne Pune shkojne ata qe Kane shpatullat e ngrohta e kuleten e ngjeshur.

0 MERITOKRACI!!!

Po me te tjeret c’ndodh?!

Jua them une, nje e sapodiplomuar ne master, bashkevuajtese e ketij sistemi si mijëra te tjere. Gjate fillimit te universitetit ka shpresa te medha, endrra te bukura, besim te vetja, motivim te madh. Me pas pasi mbaron 3 – vjecarin meson pak a shume si funksionon e megjithese vazhdon, e mban veten me te Mire! Duhet edhe te specializohesh, duhet bere edhe masteri. Deri diten e fundit kur del nga fakulteti ke dhe diplomen tende te dashur, me 10 madje, per te cilen je sfilitur me vite te tera e ta gezosh tani : je ne mes te kater rrugeve.

Sdi cilin drejtim te ndjekesh sepse askujt nuk ia di destinacionin. Aty kupton se ne kete Shqiperime tone 28 miije km katrore nuk Kane rendesi as notat e Mira, as mesatarja, e as frekuentimi dhe perkushtimi. Kryeministri shprehet se brezat e rinj duhet te fokusohen te zanatet. Po me mua e me bashkemoshataret e mi Cdo behet?

Rinia ne nje vend nuk duhet te jete viktime por force zhvilluese. Por si mund te kontribuojme ne per vendin tone kur ne perdite jemi ne dyluftim me Idene se Ketu keshtu funksionon! Kur ne, perdite ne kete vend na vritet shpresa!? Si mund te flasim ne per zhvillim te vendit kur kemi te punesuar, Jo se I meritojne postet! Kjo sepse pergjithesisht Tek -tuk diplomat I Kane marre duke qene ne Pune, apo te ndonje privat pa te drejte frekuentimi ?

Si nuk mund te kete korrupsion? Po sigurisht qe do kete dhe do vazhdoje te kete kur punesohen ata qe se meritojne e shkollohet kushdo.

Profesor Fuga shprehet se rinia te ruaje dinjitetin duke mos bere Pune te rendomta sic I quan ai. Te drejte ka! Ama nga e keqja, njeriu cfare nuk ben, aq me teper I riu. Sepse ka nevoje per te ardhura, per te jetuar.

Tre mundesi ka:  te vdese sepse pa Pune nuk mbijeton dot, te verdalliset kot, ose te zvarritet sipas mundesive te veta. E une Mendoj profesor se shumica e te rinjve me shprese te vrare ne kete vend Kane zgjedhur kete te fundit.

Shenim: po botojme nje koment te profesor Artan Fuga bere per kete shkrim.

Artan Fuga: “Respekt për vajzën dhe për guximin e mprehtësinë e konstatimeve. Puna është është se ka edhe nje alternative te katert per rinine shqiptare që ajo s’e përmend, ose sepse s’i ka vajtur mendja, ose sepse nuk ka dashur. Reforma në arsim ishte e deshtuar sikurse thote ajo. Prandaj edhe u kundershtua. ishte antireforme per interesat e një lobie universitare private që ka kapur mediat dhe politikën. Vepron ne formë monopolistike. Po te ishte ndryshe rinia shqiptare de arsimi shqiptar brenda dy vjetësh ngrihen lart, te pakten në nivel ballkanik. Dhe shpresa rivjen e fortë. Por, e ka bllokuar lubia – lobi.”

Share: