Home KRYESORE John Kerry lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare?!

John Kerry lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare?!

NGA ROLAND QAFOKU

Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në Botë. Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

Nuk është vetëm ushtaraku me graden toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë lufte dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare. Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane. Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën. Vëllai I nënës së Geraldina Apony ishte konsull I SHBA në Hollandë.

Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon. Ndërkohë familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

FB_IMG_1455386150387Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.

Share: