Kjo poezi është shkruar, një mëngjes, në një aksion rinie. Mesazhi is aj është i qartë, ai shpreh revoltën e autores kundër idealeve të imponuar dhe pushtimit të hapësirës individuale nga kolektiviteti…
Nga Klara Buda
Sa praroi drita, përqafova agimin
Varur rreth supit të tij,
Vrapova.
Aq larg sa askush s’do t’më ndalonte,
Aq larg. Sa askush s’do t’ma pushtonte,
Agimin tim,
Blunë e mrekulluar,
E të pashijuar, as edhe një mëngjes.
Putha prarimin, flladin
E zbraza brengën, mallin
E laga syrin, mbresën,
Dhe e rinova shpresën.
Me afshin tim,
Nën fantazinë time,
Sipas mënyrës sime.
Pa ata rregullin e paracaktuar,
Në idealet e imponuar.
Jetova mëngjesin ti të parë,
Qoftë kjo e mënçur a e marrë !
Në të u shkriva,
U bëra një me k’të mëngjes,
Qoftë ky i fundit,
Që i lirë do të më mbesë !
http://klarabudapost.com/