Home KRYESORE Fatmir Sejdiu: Thaci vetëm ka lexuar deklaratën e Pavaresise

Fatmir Sejdiu: Thaci vetëm ka lexuar deklaratën e Pavaresise

Ish-Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu tha se Hashim Thaçi vetëm sa e ka lexuar deklaratën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës per Shpalljen e Paveresise, dhe nuk e shpalli pavarësinë. – “Unë e kam thanë edhe e them edhe tash, Kryeministri nuk e ka bërë shpalljen, ka lexuar deklaratën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe të gjithë njerëzit që duan të shkruajnë historinë reale të vendit. I ka takuar do të thoja në esencë Kryetarit të Kuvendit që ta bëjë, sepse janë përfaqësuesit e popullit, fundja ne edhe këtë formulë e kemi gjetë”, tha Sejdiu për RTV 21.

Share: