Home KRYESORE Konferenca për reformën zgjedhore, SHBA përshendet vendimin e Bashës

Konferenca për reformën zgjedhore, SHBA përshendet vendimin e Bashës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se përshëndesin Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje, teksa shtoi se përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara theksojnë mbështetjen për miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga trysnia politike dhe blerja e votes, teksa shtojnë se populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.

Postimi i plotë:

Share: