Emisioni Opinion trajtoi këtë të mërkurë betejën elektorale në Kosovës, mes kandidatëve kryesorë për postin e kryeministrit. Në rrjetet sociale qytetarët u pyetën, nëse qeveria e re duhet ta heq taksën për produktet serbe. Sipas sondazhit 80 përqind mendojnë se taksa duhet të jetë prezente, deri në njohje të pavarësisë.
Pjesa tjetër janë pro heqjes së taksës, si një veprim për të lejuar rifillimin e bisedimeve mes dy vendeve. Subjektet politike në Kosovë, të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht kanë nisur fushatën nga 25 shtatori.
Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive politike, në garë për 120 vendet në Kuvendin e Kosovës, janë gjithsej 1068 kandidatë.
Në listën përfundimtare të votuesve, sipas Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02 për qind fletëvotime më pak se votues.
Një garë mjaft interesante zgjedhore pritet të jetë edhe ajo ndërmjet partive nga komunitetet jo shumicë. Kushtetuta e Kosovës, u garanton 20 vende komuniteteve jo shumicë, prej tyre 10 komunitetit serb dhe po aq komuniteteve jo serbe./ Opinion.al