Kandidatja për kryeministre nga LDK në një konferencë për mediat tha se do pranoj cdo lloj rezultati. Vjosa Osmani tha se opozita fitoi zgjedhjet. Duke theksuar se do pres rezultatin përfundimtar tha se nuk do të ketë koalicion me PDK.
“Një koalicion me VV do të diskutohet”, theksoi Vjosa Osmani. Rreth 900 qendra votimi me rreth 2 mijë vendvotime ishin të hapura deri në orën 19 sipas kohës lokale dhe qytetarët kishin mundësinë të zgjidhnin në mesin e mbi 1 mijë kandidatëve të 25 subjekteve politike të të gjitha komuniteteve që ishin vënë në konkurrencë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës.
Rreth 30 mijë vëzhgues ndoqën nga afër zgjedhjet në mesin e të cilëve qindra vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe të ambasadave perëndimore.
Mbi 6 mijë pjesëtarë të policisë dhe mbi 100 prokurorë e gjykatës janë kujdesur për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në të cilat kandidaturën e tyre e kishin hedhur 7 veta.
Autoritetet vendase e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe pjesëmarrje në shkallë të gjerë./ Opinion.al E.Xh.