Home Approccio Italo Albanese Shqiptarët të parët për azil dhe në Itali

Shqiptarët të parët për azil dhe në Itali

Emmanuel Macron, President i Francës: Si mund t’ua shpjegoj unë bashkëqytetarëve të mi, se vendi i dytë, qytetarët e të cilit kërkojnë azil në Francë, janë njerëz që vijnë nga Shqipëria megjithatë gjërat atje shkojnë aq mirë sa ne do t’u hapim negociatat e anëtarësimit në BE.

Ishte kjo deklarata e Macron, gjatë një konference për mediat me kancelaren gjermane Angela Merkel, pas samitit, franko-gjerman.

Në fakt azilkërkuesit shqiptarë duket se po bëhen problem dhe në Itali. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm italian, njoftoi se asnjë shtetasi shqiptar nuk do t’i jepet azil.

Raporti i fundit i ISTAT, (instituti i statistikave në Itali) tregon se sa i përket origjinës së azilkërkuesve, Shqipëria dhe Maroku janë përsëri në krye të listës. Më pas renditen Nigeria, Egjipti dhe Ukraina./ Opinion.al

Share: