Home KRYESORE Debate deri pas mesnate për negociatat, sot merret vendimi përfundimtar

Debate deri pas mesnate për negociatat, sot merret vendimi përfundimtar

Aspiratat drejt BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të presin.

Udhëheqësit e BE diskutuan deri pas mesnate në një debat të tensionuar mbi dy vendet e Ballkanit, por në fund nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.

Presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi hapjen e negociatave duke çuar përpara axhendën e tij dhe duke mbizotëruar kështu ndaj liderëve të tjerë, përfshirë Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilët ishin në favor.

Kryeministri Hollandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm që do të lejonte që bisedimet të fillonin me Maqedoninë e Veriut ndërsa detyronin Shqipërinë të priste, por në fund as në lidhje me këtë nuk u arrit një vendim.

Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një reformim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE. Përkrahësit e vendosjes së vendeve të Ballkanit në rrugën e anëtarësimit argumentuan se të dy kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE dhe se besueshmëria e bllokut do të dëmtohet shumë, pasi ajo nuk arrin të përmbushë premtimet e saj. /Opinion.al

Share: