Home KRYESORE Veshja e Ramës në Bruksel, Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë...

Veshja e Ramës në Bruksel, Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë të betohem!

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor. Mua dje më thanë se ishin shumë të impresionuar nga veshja e kryeministrit tonë i cili… Për ne nuk ishte lajm por këtu është lajm…

Kjo deklaratë e gazetares së Tv Klan në Opinion, shkaktoi të qeshura në studio. Por analisti Mustafa Nano duke komentuar veshjen e kryeministrit Edi Rama tha se i duket i sëmurë.

Blendi Fevziu: Ka pasur një ide që mund t’i gënjesh europianët dhe e hanë ata

Mustafa Nano: Ky është një ves i udhëheqësve hileqarë ballkanikë, që krijojnë probleme në vend dhe përpiqen t’i fshehin dhe bëjnë kështu… vishen me poture dhe shkojnë të shesin një imazh tjetër

Blendi Fevziu: Po bukur është veshur aty

Mustafa Nano: Po ça bukur

Blendi Fevziu: E mo bukur është veshur, nxirre edhe një herë.

Mustafa Nano: Mua më duket i sëmurë të betohem!

Blendi Fevziu: Pse?

Mustafa Nano: Po insiston tek ato poturet…

Blendi Fevziu: Të duket i sëmurë këtu?

Mustafa Nano: Dëgjo Fevzo, për mua fashion në politikë lëviz aq ngadalë, sa në 100 vjet, si është veshur Ismail Qemali vishet edhe Donald Trump. Dhe nuk do të dalë tani një nga Tirana dhe të ndryshojë fashion në politikë./ Opinion.al

Share: