Home KRYESORE Mocion besimi ndaj Qeverisë? Rama: Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez

Mocion besimi ndaj Qeverisë? Rama: Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez

“Mund t’ja kërkoj Parlamentit francez, por Parlamentit shqiptar nuk e di se për çfarë t’ja kërkoj”.  Kjo ishte përgjigjja e vetme që kryeministri Edi Rama dha kur u pyet drejtpërdrejtë nëse e sheh si mundësi që t’i kërkojë Parlamentit një mocion besimi ndaj Qeverisë.

Rama kaloi më pas në rastin e Maqedonisë së Veriut, ku raportohet për një dorëheqje të mundshme të Zoran Zaev nga detyra e kryeministrit.

“Shtimi i bishtave nuk është korrekt”, tha Rama, duke shtuar se “cilido vend që ka hyrë në BE, po të ishte në vendin tonë dje, nuk do e merrte po-në”.

“Dëgjova kryeministrin e Holandës që thotë se nuk është bërë mjaftueshëm. Mjaftueshëm në raport me cfarë? Nëse e konsiderojmë progresin në lidhje me gatishmërinë për t’u bërë pjesë e BE-së është i pamjaftueshëm, por nëse krahasojmë me çfarë na është kërkuar dhe çfarë kemi bërë është shumë. Shtimi i bishtave nuk është korret. Mbrëmë cilindo nga vendet që ka hyrë në BE të ishte në vendin tonë nuk e merrte PO-ne, pasi tema ishte gjetkë, çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë. Presidenti i Fancës ishte brutalisht i hapur me atë që tha, më i hapur se çdo herë tjetër në publik. Vuri në pikëpyetje ndryshimin e procesit të negociatave sipas tij për ta bërë më efektiv për BE-në, e quajti ultra-burokratik dhe kërkon një ndryshim. Po ku hyjmë ne këtu në këtë mes” tha ai.

“Unë e kam takuar kryeministren daneze dje. Edhe kam dëgjuar fjalimin e saj në tryezën e BE-së. Fjalia e saj ka qenë e drejtpërdrejt dhe e thjeshtë, nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot për herë të parë e dëgjova nga presidenti i Francës, që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së sot. Po kërkojmë të hyjmë në një fazë tjetër të procesit. Është një fazë ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ata kapituj që ka negocimi”./ Opinion.al

Share: