Home KRYESORE Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi?

Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi?

Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i ISIS, besohet se ka humbur jetën gjatë sulmeve amerikane të zhvilluara në veriperëndim të Sirisë të shtunën.

Konfirmimi për vrasjen e tij ende nuk është zyrtar, por sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes së SHBA, operacioni ka qenë i suksesshëm.

CNN njofton se për të vërtetuar vdekjen e liderit të ISIS duhet pritur që të dalin rezultatet e ADN dhe testi biometrik.

Sipas burimeve të CNN, Baghdadi shpërtheu një jelek vetëvrasës gjatë bastisjes. Sulmi u krye nga komandot e operacioneve speciale, tha një burim që kishte lidhje me operacionin. Ndërkohë, mësohet se CIA ndihmoi në zbulimin e vendndodhjes së ISIS.

Newsweek raportoi së pari se Baghdadi besohej se ishte vrarë. Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të bëjë një njoftim me rëndësi të dielën në orën 9 paradites, njoftoi Zv.Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Badrhë, Hogan Gidley. Një zyrtar i adiministratës tha për CNN se njoftimi ka lidhje me politikën e jashtme.

Ndërkohë Trump vetë ka publikuar një mesazh misterioz në Tëitter: “Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.

Bagdadi, udhëheqësi i grupit terrorist, ka qëndruar i fshehur për pesë vitet e fundit. Në prill, një video që u publikua nga mediat e krahut të ISIS, al-Furqan, tregoi një person për të cilin tha se ishte Baghdadi. Ajo ishte hera e parë që u pa, që nga koha kur Baghadi u shfaq në gusht të 2014, duke folur nga Xhamia e Madhe në Mosul./Opinion.al

Share: