Home KRYESORE Rusia hedh dyshime për vdekjen e liderit të ISIS: SHBA nuk dha...

Rusia hedh dyshime për vdekjen e liderit të ISIS: SHBA nuk dha asnjë provë

Rusia ka reaguar lidhur me vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Uashingtoni nuk ka prezantuar asnjë provë të besueshme për vdekjen e Al Bagdadit, teksa shton dhe më tej dyshimet kur mohon pjesëmarrjen në operacionin e kryer nga ushtria amerikan në territorin Sirian.

Kujtojmë se presidenti, Donald Trump falenderoi publikisht Rusinë për kontributin e dhënë në aksionin ushtarak kundër liderit të ISIS.

Sipas të dhënave kreu i ashtuquajturit “Kalifati islamik” hodhi veten në erë sapo pikasi se ishte rrethuar nga ushtarët./Opinion.al

Share: