Nga Prof. Lisen Bashkurti
Ashtu sic e kishim parashikuar, vakumi qe la BE me mos hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut po shnderrohet ne avantazhe nga Rusia, e cila fton keto dy vende te deshperuara qe t’i bashkohen Unionit Ekonomik Euro-Aziatik.
As ne politike dhe as ne gjeopolitike nuk ka zone te zbrazura, palet rivalizuese shfrytezojne cdo moment per te shtrire pranine, ndikimin dhe interesat e tyre.
Rusia me veprimet e saj po ndihmon Ballkanin dhe BE per te qartesuar me mire per tektonikat gjeopolitike te shkaktuara nga dobesite e te dy paleve: vendeve te Ballkanit Perendimore dhe te BE.
Serbia tanime eshte deklaruar per t’iu bashkuar ketij Unioni me Rusine ne qender. Kjo eshte paralajmeruar nga disa kohe me pare. Edhe Shengeni Serbo Centrist – Shqiperi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi eshte nje ‘paradhome’ hyrese per ne kete Union Rus.
Dhente Zoti qe Shqiperia, por edhe Maqedonia e Veriut te mos e shnderrojne deshperimin ndaj BE per mos hapjen e negociatave ne devijime gjeostrategjike, nga Euro-Atlantizmi drejt Euro-Azise.
Kembana bie per t’u degjuar. Ariu polar nuk fle edhe kur i mban syte mbyllur, nderkohe qe Ballkani dhe BE duket se flene edhe kur i mbajne syte hapur.
Sa keq ndodh kur harrohet historia!