Home Gjeo-Ekonomia Arsimi profesional! Instituti Kulinar ‘Neranxi’: Ketu Jam Rritur…

Arsimi profesional! Instituti Kulinar ‘Neranxi’: Ketu Jam Rritur…

Nga Genc Mlloja

“Arsimi profesional është cilësuar nga qeveria si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit”, ka thene Partia Socialiste ne pushtet.

Rasti per nje konstatim te tille u be rikonstrukturimi i nje shkolle profesionale ne qytetin e Elbasanit keto dite.

Orientimi drejt arsimit profesional eshte nje iniciative per tu pershendetur. Me ne fund po kuptohet domosdoshmeria e krijimit te kushteve per te rinjt qe te kthejne syte nga profesionet e ndryshme jetike per nje shoqeri.

Mirepo kjo ndermarrje nuk duhet te marr karakter propogandistik e aq me pak te kufizohet ne kuader shteteror sepse iniciativa private ne kete drejtim ka patur shume kohe para ardhjes se socialisteve ne pushtet, qe kane bere emer duke i paraprire shtetit.

Nje shembull ne mes te Tiranes: Ne kete vit shkollor Instituti Kulinar ‘Neranxi’ (IKN) hapi dyert per afro 1100 studente duke u krijuar kushte optimale per tu bere profesioniste ne fusha te ndryshme te kulinarise.

Presidenti i Kompanise “Neranxi”, Nikollaq Neranxi e perqafoi sfiden mese nje dekade me pare me entuziazem e largpamesi duke shtuar ne veprimtarine e kompanise komponentin arsimor- pergatitjen e armates se ardhshme te kulinarise.

Nder folesit e shumte te diplomuar ne kete shkolle te pranishem ne ceremonine inauguruese te ketij viti akademik e perbashkta ishte: “Jam shef ne… Kam biznesin tim ne… Jam punonjes ne rezortin turistik… E kjo ne saje te Institutit ‘Neranxi’!

Studentet e rinj degjonin, shikonin e enderronin per te ardhmen, shume perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane te pranishem ne kete veprimtari duartrokisnin zotimin e arkitektit te kesaj iniciative Z. Neranxi per ‘hapa perpara’! Disa prej tyre kane qene edhe vite te meparshme ne te tilla festa te IKN-se e nuk kursejne pergezimet per cfare ngjet ne kete akademi ku mesohet per punen e te cileve e ka e tere shoqeria ne tavolinat e saj te shijes.

Presidenti i Kompanise ‘Neranxi’, tere punonjesit e stafi, studentet e Institutit dhe ekipi mesimdhenes kane nevoje per mbeshtetje ne punen e tyre te nderuar novatore nga shteti, shoqeria civile, media, klientet e te afermit e shefave te ardhshem.

Por vecanerisht ata kane nevoje per atmosfere paqesore larg trazimeve politike te Shqiperise produkt i stazhionuar i klases politike te ketij vendi ballkanik.

Po ashtu ata shqetesohen nga presionet sistematike te organeve qeveritare ndaj Kompanise e drejtuesit te saj se ‘nuk hedh vallen rilindase’ e per me teper prania e shpeshte e falangave policore ne ambjentet ku punohet, mesohet e argetohet i shqeteson studentet frikshem. Por edhe ata e Kane pranuar sfiden, jane bere mburoje!

“Shkolla profesionale është sot një ofertë shumë e mirë për t’i garantuar kujtdo një profesion”, tha numri 2 i PS Taulant Balla ne shkollen profesionale ne Elbasan si zbulim te ideve te reja te programit arsimor rilindas.

Iniciative per tu duartrokitur kjo, por tejkalimi i politizimit te cdo gjeje, perfshi edhe arsimin profesional, shikimi me sy pozitiv, inkurajues e bashkepunues i iniciativave private ne kete fushe me pervoje te vyer shumevjecare do te ishin vlere e shtuar.

Projekti ambicioz i Z. Neranxi i ka kaluar kufijt e Shqiperise dhe Instituti po ashtu. I takon kujtdo shqiptare, mbi te gjitha shtetit, te jene jo vetem simpatizante apo konsumatore te ‘Neranxi’ Co. por edhe solidare ne cdo hap perpara te saj qe tu thone forcave regresive: Ndalni doren!

Share: