Home KRYESORE Gazetarja: Atentati për pronat, prokurori ka pronë në Gjirin e Lalëzit

Gazetarja: Atentati për pronat, prokurori ka pronë në Gjirin e Lalëzit

Pëllumb Muharremi është një nga personat, i cili u plagos së bashku me prokurorin Arjan Ndoja në atentatin e 1 Nëntorit. Muharremi, ose siç njihet në zonë me nofkën “Rrumi” nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Gazetarja Lindita Çela deklaroi në emisionin “Opinion” tha se ndaj tij ekziston vetëm një procedim penal.

“Ka patur me emrin Pëllumb Ymeri në vitin 2007. Është arrestuar në Qershor të vitit 2007 me emrin Pëllumb Ymeri për plagosje në atë kohë. Plagosje në qendër të qytetit, ndaj disa personave që prokuroria nuk arriti ta zbardhi ngjarjen. Çuditërisht sipas dokumenteve shtetasi Pëllumb Ymeri nuk ka qëndruar në burg, por ka shkuar fillimisht në spitalin rajonal dhe thotë që për arsye të rënda shëndetësore. Më pas procesi i hetimit është bërë në gjendje të lirë. Më pas të tëra akuzat ndaj shtetasit Pëllumb Ymeri janë rrëzuar në Gjykatën e Durrësit. Më pas hetimet nuk kanë filluar më tej”.

Sipas saj atentati i së premtes lidhet me mafien e pronave në Gjirin e Lalzit. Gazetarja tha se edhe prokurori ka pronë të tij në këtë zonë.

“E ka përfituar në vitin 2016. Ajo me të cilën është problematike, nuk është se kemi një hetim mbi falsifikimin e pronave”, tha Lindita Çela./ Opinion.al

Share: