Nga Saimir Lolja
Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe me 41’000 fjalë me kryeredaktor Prof. Androkli Kostallarin, botim i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1980, faqet 237 – 281 përmbajnë tërë fjalët që fillojnë më germën “Ç”.
Fjalët me “Ç” janë dy llojesh: (1) Në fjalë që germën “Ç” e kanë në rrënjë, për shembull, fjala “çaj”. (2) Në fjalë që vendosja e germës “Ç” i ka dhënë kuptim të kundërt fjalës rrënjë, për shembull, fjala “Çrrënjos” është e kundërta e fjalës “Rrënjos”.
Në fjalorin e përmendur shkruhet: Gërma Ç përdoret për të krijuar folje nga folje të tjera me kuptim përforcues, p.sh. çliroj. (?!). Si të tilla jepen vetëm këto më poshtë që në fakt të sjellin habi dhe të qeshura, sepse janë krijuar me dashje ose me porosi nga autorët e Fjalorit:
I Çlirët = jo i shtrënguar fort (?!)
Çliroj = I sjell lirinë një vendi a populli duke dëbuar pushtuesin e huaj ose duke përmbysur klasat shtypëse; e kundërta – pushtoj (?!)
Çmekem = mekem shumë (?!)
Çnduk = e nduk shumë (?!)
Fjalët e grupit të dytë që gjenden në Fjalor janë: Çakordim, Çalltis, Çarmatos, Çatdhesim, Çndokush, Çedukim, Çekuilibër, Çemërim, Çend, Çënjtem, Çintegrim, Çinteresohem, Çkalit, Çlidh,…Çlodhem, Çlyrësoj, Çmagnetizim, Çmagjeps, Çmallem, Çmartohem, Çmaterializohet, Çmbështillem, Çmbledh, Çmbreh, Çmbush, Çmend, Çmërzit, Çmësohem, Çmësysh, Çmilitarizim, Çminim, Çmobilizoj, Çmontim, Çmorrit, Çmprehje, Çngjyrosje, Çnjeh, Çnjerëzim, Çnatyrim, Çnderoj, Çndryshk, Çngjit, Çngjyroj, Çoksidim, Çrradhitje, Çregjistrim, Çrras, Çrregullim, Çrrethoj, Çrrënjoset, Çrrotulloj, Çrrudh, Çorganizim, Çorientim.
Pra me Fjalor gjuhësor vërtetohet se Fjala “Çlirim” është e kundërta e fjalës “Lirim”. Fjala “Çlirim” qe një fjalë e përkthyer nga anglishtja me qëllim në mënyrë të pasaktë. Pastaj ajo u mboll me duart e xhihadistëve sllavo-barabarë në fjalorin Shqip në prill 1927 kur organizata bolshevike më seli në Vjenë e quajtur Komiteti Nacional Revolucionar dhe e kryesuar nga Theofan Stilian Noli mori emrin Komiteti i Çlirimit Kombëtar.
Në gjuhën Shqipe, në rastet përkatëse, gërma “Ç” vendoset para një fjale për t’i dhënë asaj kuptim të kundërt. Domethënë, e kundërta e fjalës “Lirim” është “Çlirim”, domethënë “Pushtim”. Qeveritë shqiptare të kohës së Luftës II Botërore që ndiqnin rregullat gjuhësore kishin një ministri të emërtuar “Ministria e Tokave të Lirueme”. Ajo ministri kujdesej për tokat shqiptare ku forcat pushtuese jugosllave ishin larguar. Fjalët që janë në përdorim kanë qenë e janë tre llojesh dhe dy shembuj jepen më poshtë:
Anglisht | Albanisht | Shqip |
Nationalist | Nacionalist | Kombtar |
Communist | Komunist | Barabar/Barbar/Jo-kombtar |
Fjala “Çlirim” u fut në përdorim me kuptimin “Lirim” ose “Liridhënie” për të sjellë fillimisht hutim dhe pastaj pranim të pavetëdijshëm të pasaktësisë si saktësi. Frutet e mbjelljes së keqe dhe përdorimit të fjalëve në Albanisht në vend të atyre në Shqip do të shijoheshin gjatë e pas Luftës II Botërore.
Në Anglisht është emërtimi “National-Liberation Front” dhe në Albanisht është “Fronti Nacional-Çlirimtar”. Ndërkohë që në Shqip është “Balli Kombtar-Pushtues” ose “Balli Jo-Kombtar”. Kjo organizatë e krijuar prej Kominternit sllavo-barabar u quajt e mirë dhe vazhdon të quhet e mira prej propagandës sllavo-barabare. Armiku i kësaj organizate sllave “të mirë” të përcjellur në Albanisht si Fronti Nacional-Çlirimtar u piketua organizata kombëtare e Ballit Kombtar, i cili qëllimisht nuk përcillej në Albanisht “Fronti Nacional”.
Sepse në Shqip do ishte Balli Kombtar-Pushtues kundër Ballit Kombtar. Domethënë, Çlirim dhe Pushtim japin të njëjtën gjë, sepse janë dy fjalë të ndryshme për të njëjtin kuptim. Sepse “Çlirim” është fjala e kundërt e fjalës “Lirim” që është fjala e kundërt të fjalës “Pushtim”. Pra Çlirim = Pushtim.